Vargje të nënshkruara
Kapo Labi, Vlorë
Dita të ngrihemi të tërë
Ashtu si shkruan Saliu
Të përmbysim qelbësirat
Nga jugu e nga veriu
Kush ka vjedh’ e kush ka vrarë,
Kush vendin e ka rrënuar
Kush në dy pjesë na ka ndarë,
Hekurat kanë merituar
Qelbësirat s’janë pastruar,
Janë akoma në pushtet
E kanë kapur drejtësinë,
Janë edhe në Presidencë
Qelbësirat bien erë,
Kanë njëzetë e kusur vjet
T’i burgosësh u bën nder,
Të mos vijnë prapë në pushtet
Xha Sali, ti e ke mirë,
Kriminelë edhe hajdut
Asnjë të mos jete i lirë,
Vend i tyre është në burg
Jepi o Sali kusari,
Shkruaj prapë në fejsbuk
Përshëndetje të kripura joniane, nga Kapo Labi, Radhimë-Vlorë

Te lumte pena oKapo Labi .Xha Saliu i pari i qelbesirave hajdute e me radhe ne burg.