Xhaçka mbërrin në Letoni, viziton efektivët e plagosur

DITA Online

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi ditën e sotme dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni

Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL

Gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar, ndonëse ndodhet nën mbikqyrjen intensive të mjekëve.

Ministrja vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni.

Fatmirësisht mësohet se gjendja shëndetësore e Kapajt është shumë e mirë.

Ministria bën me dije se ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.

Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë në krye të detyrës pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9, pasi do të transportohet me avion ushtarak.

Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontingjentit ku bënte pjesë.

Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e më pas do të dërgohet pranë familjes së saj.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *