Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka në varësinë e saj institucionale edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile ishte këtë të martë në Korçë, për të parë nga afër situatën e banorëve të prekur nga tërmeti i katër ditëve më parë.
Ministrja Xhaçka pa nga afër mjediset, ku janë akomoduar banorët e prekur dhe banesat e shkatërruara dhe të dëmtuara në fshatin Floq.
Ajo tha se do ndërtohet nga e para çdo shtëpi e rrënuar, si dhe do dëmshpërblehen familjet, banesat e të cilëve kanë dëmtime më të lehta. Më herët, Xhaçka mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile.
Xhaçka kërkoi nga institucionet vendore koordinimin e duhur për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Ajo e konsideroi fatkeqësi të madhe atë që ka ndodhur. Ajo foli për strukturat shtetërore dhe vullnetarët që janë angazhuar në operacion humanitar, duke vënë në dukje se mangësitë do përmirësohen çdo ditë.
l.h/ dita
