Partia Socialiste kërkoi që opozita të largohet nga e shkuara dhe të bëhet e përgjegjshme. Olta Xhaçka tha se Partia Demokratike duhet të çlirohet nga pengmarrësit e saj, pasi kjo do jetë garancia që sot i mungon Shqipërisë në opozitë. “Opozita po kalon ditë të turbullta me avionë imagjinarë që ulen nëpër rrugët e vendit, me naftën që rritet dhe bllokon lëvizjen e makinave, me ilaçet që shtrenjtohen përditë dhe gjithfarë fantazish që po gajasin dynjanë. Por në fakt nuk është aspak për të qeshur sepse një opozitë e turbulluar kaq keq, është një problem i madh për të gjithë Shqipërinë. Të cilës nuk i duhet vetëm një Qeveri e përgjegjshme, por edhe një opozitë e përgjegjshme, që fatkeqësisht po na mungon gjatë. Ne urojmë dhe shpresojmë me gjithë forcën e arsyes se Partia Demokratike do të bëjë një orë e më parë atë që populli shqiptar bëri në 23 qershor dhe të çlirohet nga pengmarrësit e saj. Sepse një Parti Demokratike e çliruar nga e shkuara është në fakt garancia që i mungon sot në opozitë Shqipërisë”, deklaroi Xhaçka.

Xhacka, me duket se vlen e njejta gje edhe per PS-ne e nuk me duket se jeni ne kushte per te dhene leksione pasi jeni shume larg nga premtimet e bera.
Si grua ndoshta do te duhej qe te mbroje edhe ato kandidate per deputete qe po i bejne gjithe ate presion per te mos e marre mandatin, apo ty nuk te shqeteson fare kjo gje?
Ironia e fatit eshte se edhe artistet po kercenojne nje greve urie tamam tani qe ju trumbetuat me buje rilindjen e kultures.
Mjaft me farsa, behuni serioz nese keni aftesi per te qeverisur tregojeni me vepra e mos u merrni me hallet e opozites se keni mjaft hallet tuaja per te zgjidhur.
Ti mund edhe te qeshesh se te rehatoi Edi, por mos harro se jeni ju tani ata qe keni ne dore fatet e ketij populli te lodhur nga derdellitjet e pareshtura te politikaneve.