Xhaçka prezanton prefektin e Dibrës: Emërimet e ish-ushtarakëve, garanci për bashkërendim efikas

Ornela

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka prezantuar sot prefektin e ri të Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu, ish-kolonel në Forcat e Armatosura.

Ministrja vlerësoi faktin që prefektët e rinj janë të gjithë ish-ushtarakë, duke thënë se pozicioni i Ministrisë së Mbrojtjes tashmë është më e qetë.

Sipas saj, prefektët ish-ushtarakë do të sjellin rezultate më të mira pune në të mirë të qytetarëve.

Nga pozicioni i Ministrisë së Mbrojtjes jam më e qetë me prefektë ish-ushtarakë. Emërimet e ish-ushtarakëve janë një garanci për bashkërendim efikas dhe do japin rezultate më të mira pune në të mirë të qytetarëve. Emergjencat civile te Mbrojtja janë unison mes pushtetit qendror dhe Forcave të Armatosura”, tha Xhaçka.

Share This Article
2 Comments
  • Iku Ardit Kaja kapter i Ilir Metes- kapadaiut

    Erdhi Nexhbedini , gjeneral i Saliut

    Kesaj i thone Rilindje me operacin

  • IKU ARDIT KAJA – KAPTER I ILIR METE KAPADAIUT

    ERDHI NEXHUA , GJENERAL I SALIUT

    KJO ESHTE RILINDJA ME OPERACION

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *