Xhaçka: Radarë të rinj ajrorë dhe vëzhgim të detit me policinë

redaktor

Ministria e Mbrojtjes nis evidentimin e pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake. Ministrja Olta Xhaçka gjatë vizitës në Bazën Ajrore të Farkës, ku u takua me drejtues të Forcës Ajrore Shqiptare bëri me dije se ka nisur puna për kontrollin e isha pronave, të cilat administrohen nga Forcat e Armatosura.

Xhaçka tha se buxheti i mbrojtjes është rritur me 400 mln lekë të reja shtesë.
Nga baza ajrore e Farkës, Xhaçka tha se rritja e buxhetit bëhet për blerjen e sistemit radar ajror.

“Qeveria akt normative për të rritur buxhetin e mbrojtjes. 400 mln lekë të reja shtesë për buxhetin e mbrojtjes. Buxheti per mbrojtjen arrin nivelin e 1.15 të PPB. Rritja e buxhetit për blerjen e sistemit radar ajror. Radarët ajrorë, investimi i parë për ruajtjen e qiejve në demokraci. Plan të qartë për të rritur buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Xhaçka tha se ministria ushtron kontroll në çdo ish pronë që ka në administrim.
“Çdo repart do evidentojë statusin e pronave që nuk janë venddislokime ushtarake. Çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore”.

Po ashtu Xhaçka tha se do ngrihet një grup pune me Ministrin Xhafa për vëzhgimin e hapësirës detare.

“Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafa kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *