Xhaçka takohet me Kulebën në Berlin: Ukraina meriton perspektivën në BE

Amelda Amelda

Ministrja për punët e Jashtme, Olta Xhaçka është takuar sot në Berlin me homologun ukrainas Dmytro Kuleba.

Gjatë një postimi në Twitter Xhaçka shkruan se pati një diskutim të sinqertë me Kulebën dhe se është dakord që Ukraina të anëtarësohet në BE.

“Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm ukrainas Kuleba në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Ne jemi dakord që Ukraina meriton një perspektivë të qartë për në BE.

I sigurova ministrit Kuleba për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të izoluar Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës”, shkruan Xhaçka në Twitter.

Nga ana e tij edhe ministri i Jashtëm ukrainas ka falenderuar dhe vlerësuar Shqipërinë për përpjekjet e saj për vendosjen e paqes në Ukrainë, pas agresionit rus.

Në një postim  në Twitter, Kuleba  shkruan se pajtohet për rrugën e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Rusia duhet të izolohet më tej derisa të përfundojë agresionin e saj. Mirënjohës për përpjekjet e Shqipërisë brenda OKB-së për të kërkuar paqen për Ukrainën. Ne pajtohemi që rrugët e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në BE”, shkruan Kuleba.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Greqia na paska shfaqur interes dhe deshire per te investuar ne fushen e energjetikes tone! Cudi. Po pse tek greku gjeti energjetika jone te mbahet?
    Po ky greku mezi pagoi borxhet dhe per pak do nxirrte ne treg edhe ishujt, ku gjithe kjo pare per tu hedbur ne energjetiken shqiptare?! Apo ka interesa per naften shqiotare ne Jon?
    Po ike o Bela, se vetem probleme do kemi po futem grekun, nje vend pa pasuri nentokesore dhe me syte nga Shqiperia.
    Ose gjeni investitore te hajrit, ose i lini më mire keto toka pa pushtimet alla italiance fashiste te dikurshme, qe grabisnin naften dhe bitumin shqiptar. Greku akoma mban ligjin e Luftes me Shqiperine, nuk ka njohur genocidin çam dhe keta thone do leme investitore greke qe kane interesa ne Shqiperi!
    Ju beni ate qe ka bere greku, qe importon gazin e lengshem dhe e ka kthyer vendin ne hambar te rajonit per gazin e lengshem, sa me sasite qe ka akumuluar, edhe Europa i ka kthyer syte nga ky vend per furnizim.
    https://javanews.al/rama-shprehet-per-median-greke-pas-takimit-me-ministrin-e-energjise-skrekas-do-bejme-plane-te-perbashketa-bashkepunimi-per-energjine/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *