Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis falenderoi Shqipërinë për angazhimin e saj në NATO si një vend aleat, kontributi i së cilës shkon përtej madhësisë si shtet.
“Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj”, tha Sekretari Mattis gjatë takimit me Ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë Olta Xhaçka.
Ai vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë për të mos lejuar, siç u shpreh ai “ndikimin e dëmshëm rus në rajon”.
“Angazhimi i Shqipërisë për pjesën e barrës që i takon vjen në një kohë kur Rusia po kërkon të përçajë aleancën tonë. Gjithashtu, pak vende në rajon kanë qenë më vigjilente se Shqipëria lidhur me ndikimin e dëmshëm rus në rajon dhe unë ju përgëzoj për punën tuaj për të ruajtur integritetin e institucioneve shqiptare”, tha sekretari Mattis.
“Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë por në të gjitha aspektet e për këtë do të keni gjithmonë ndihmën tonë”, vijoi më tej sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Shqipëria ofron baza ushtarake
Gjatë takimit të martën në Pentagon, Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s.
Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen.
Ajo shprehu dëshirën që SHBA-të të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipërisë.
Xhaçka tha se krahas qëllimeve të Rusisë për t’u shtrirë në rajon dhe veprimeve të tyre destabilizuese vihet re edhe një shtim i synimeve dhe interesave nga vende të tjera si Kina, Irani apo edhe Turqia. Ajo tha se nevojitet të dërgohet një mesazh i fortë se vendet e Ballkanit perëndimor janë të orientuara nga perëndimi.
Xhaçka tha se “fati i Ballkanit Perëndimor është ai euro atlantik dhe kjo është përgjigjja më e mirë ndaj nacionalistëve ekstremistë fetare dhe ndërhyrjes ruse.”
s.a/dita

“Xhaçka tha se krahas qëllimeve të Rusisë për t’u shtrirë në rajon dhe veprimeve të tyre destabilizuese vihen re edhe një shtim i synimeve dhe interesave nga vende të tjera si Kina, Irani apo edhe Turqia.”
shtrohet pyetja:të jetë një lapsus,përmëndja e turqisë,apo??
si duket me arritjen e qëllimit,dritën jeshile të europës,rama po ndërpret flërtin fallco me erdoganin!!
shpresoj që të jetë e vërtetë dhe ta shikojmë erdoganin sa më largë që të jetë e mundur!!
por kjo nuk do të thotë se duhet të hapim krahët për gylenin,osmanin e “butë”!!dhe ai ndoshta ngadalë ngadalë duhet të gjejë rrugën e tij!!jashtë shqipërisë!!nëse kolera erdogan përbën një rrezik të dukshëm,rrëshkitja,gylen e rrezikun pas!!
ps:pranija e një baze ushtarake amerikane nuk do të thotë se në shqipëri jetojmë,ose do të jetojmë në demokraci!!ata kanë pasur dhe kanë baza edhe në shtete diktatoriale!!
Do ta pesoni me besimin naiv 100% tek amerikanet, kujtoni gjeneralin amerikan te luftes se Kosoves me biznesin e tij te naftes ne Fier. Fshataret e Zharres qe s’kane me shtepi.
Idiote naive kjo Xhacka.
Hapni syte c’domethene te kesh komplekse qe deshirojne kolonializim se kte ka per te sjelle ideja e ksaj.
XXX
“Idiote naive kjo Xhacka.”-a thu ta ket bo në kok të vetë kjo xhaçka??
a thu të mos ket pyt ty dhe edin??
nëse është kështu!?
atëherë do të jetë dhe kjo poliagjente si mehmeti!!
kurse ti si pal vata!!
Po pse mor ti xxx gjermanet ja pane sherrin shba ve qe kane prej 1945 e deri tash nen influencen Americanet.Edhe sot i gjen mbi100000 ushtarake amerikane ne gjermani.
Kur te huajt kane baze ushtarake ne vendin tend, dhe ti vete nuk ke ushtri, do te thote qe je i pushtuar.
Kjo tyryfycke, nuse e Servet Pellumbit para do kohe donte te krijonte Institutin e LANC-it kriminal jugosllav te Enverit me LEKAT e shtetit, LANC-i i pabse qe vrau dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit,
PSE PO KERKON PRANINE USHTARAKE TE IMPERIALISTEVE AMERIKANE NE SHQYPNI ATEHERE?
Po kur jane bere kaq kameleone te poshter dhe servile te neveritshem keta rufjane te Enverit o milet dru me pre?
KETA TE VRASIN NATEN DHE TE QAJNE DITEN SI ENVERI.
Politikanet tane jane shume NAIV dhe SERVIL sigurisht. Zor se gjen ne kete rruzull toksor “politikan qe shiten” kaq shpejt dhe nuk pyesin fare popullin sikur te jene ata pronar te vendit! PHU rrace e poshter kemi dhe ne pjesen tone qe ste kemi votuar e sdo te votojme kurre si ty dhe shpellarin Sali qe edhe ai eshte sikurse ju duke e “mbytur” vendin me muxhahedinjt e Iranit!
Oferte per pushtim nga qeveria. Do te thote qe kemi marre fund si shtet.
Dhe ai , Ramiu na thote qe po na pranon Evropa.
Evropa po na ndan copash dhe tradhetaret po binden
Pra , shtet (sipas @mire) , mund te beje vetem mesjetari serb i Viçidolit, që i vuri kazmen që nga themeli këtij vendi dhe jemi kthyer ne vitin 1912 !
përse mor debil tua se kur dikush thotë se “rama nuk po bën shtet”,duhet të jetë patjetër i mendimit se “saliu e bëka shtetin”??
përse mor rracë idiotësh,nuk arini të shikoni,mendoni më shumë se dy gjëra??
kaq të prapambetur jeni në tru sa vetëm një drejtim arrini të konceptoni!!
apo tërë këtë që bën e ke për profesion!!thjeshtë për të bërë zhurmë që të mos dëgjohet fjala e tjetrit!!
sa të paguajnë lali??
Shqipëria në ankëndë !
Shqipërinë ta dhashë ty ,
S’ta fala nga halli,
kishim dhe një ushtri ,
si sytë e ballit !
Kemi dhjet baza ushtarake ,
si gishtat e duarve ,
s’i mbajta për veti ,
dhe ato mi more .
ç’ të bëjë unë i shkreti !
pa pushkë dhe ushtri !
kemi nënshtruar fatin,
te ti Amerikë !
Dy pika strategjike,
atdheut i ka nglë ,
dhe këto po ti sjellë,
dhuratë o’ Amerikë .
Të dhashë detin dhe tokën ,
vetë do rri sakat ,
ç’farë nuk të kam dhënë ,
Më thiuaj të ta jap prap !
Dëshiron baza strategjike ,
rrethuar me dete .
Apo vjen në gjadër ?
Në arodrom me lule .
Ç’farë bënë rilindja ,
nuk e bënë armiku ,
unë jam vajzë nga korça ,
dhe ti sekretar shteti nga amerika !
Ti moj vajzë e bukur !
Emrin si e ke ?
Më quajnë Olta xhaçka ,
por jam ministre e re .
Xhaçka, thirrje për prani ushtarake të SHBA në Shqipëri!
Persi rrezultojne ne praktike punerat.Thirrja asht pozitive po shume e vonuar.
Asnji shtet ne bote e jo ma nji superfuqi si USA ti ket dalur ne krahe e mbeshtur sic mbeshteti Amerika Truellin ton.Krahinen e Kosoves per ta vendos me shume perkushtim dhe prerspektiv shtet i pa varun.
Pse delni jasht logjiket dhe jasht fakteve me plot argumente.Harroni interresat per te mbajtur pavarsine e vendit u miqesuame me fashizmin Italian,me Jugosllavin e Titos,me social komunizmin e Moskes,me Chine machinin.Asnjeri nuk na qendroi ne bese.Na tradhetuane apo iu largume,pavarsine dhe lirin mbajtme te shenjet.Kujtohuni,largume nendeteset e Trakatatit te Varshaves.I vetmi qe na u gjend ne dite te veshtire ishte dhe mbetet Amerika.
Ndaj thirrja asht e vonuar.Pozocioni gjeografik qe gezon Shqiperia fale te parve tone qe mbas qindra apo mijra vitesh u strukem deri ne keto troje qe gezojme sot.Jemi populli vogel por teper luftarak ne sistem mbrojtje.Cakejt rreth e rrotul skermijne dhembet e shiten dashamires.Por me tu dhan mundesia na kollofitin si pa te keq,kryesisht per munges armatimit dhe ligeshtise se unitet te brendeshem si nacionalite.Ku kushti ma i ligesht i yni qendron ne gjirin e popullit me botkuptim nga ma negativi qe mund te kene nacinalitetet ndervedi e ne e kemi brenda perbrenda vetevetes ton.(Lexoni komente cfare niveli gezojne trushperlaret holldup shqiptare)Ku esktremizmi i Partise puro fashiste e perfaqesuar nga PD asht asi numer nji per te shpartallue gjendjen e brendeshme ne favor te shkijeve nga Beogradi e deri tek Mskovi.Prova ka sa te duani qe nuk mungojne as nga jugu i vendit me shovinizmin grek qe lepine e skermite dhembet edhe kur buzeqeshe.
Fati na ka ra ne dere e mos te hezitojme qe ta kemi vendin te forte aq ma teper nen ombrelen Amerikane.Se nga Europa duhet te xam mend qe nuk ngurojne te shesin per dy pare per te mbrojtur interresat e veta.Jane pikrisht difekte(mos ta themi ma trashe) e Europes qe kemi mbetur te cunguar ne 4-5 shtet trolli i yne.
MH- deklaron se :
“Fati na ka ra ne dere e mos te hezitojme qe ta kemi vendin te forte aq ma teper nen ombrelen Amerikane ” !
Po mirë tani që armatimet tona i shitën amerikanët me etiketa të reja të municionit të gërdecit dhe sot vajtojnë me lot në sy nënat gratë dhe fëmijët që mbetën pa prindër ata 26 veta që vranë ,përse nuk ndërhynë amerika të prangosë autorët trafikant mafioz S.Berisha ,F.Mediu me shokë ,por amerika i pret si burra shteti
Mirë z. MH ….
Shqipëria na qënka eksperiment provash labëratorike !
Si ajo nusja që i tha djalit ,mos u mburr ,mos u lëvdo ,nesër mbrëma do ta shohë .
– Mer me javash ,do ti provojm edhe me Amerikanët !