“Xhafaj”, Balla: Në inskenim, përveç Saliut dhe Lulit janë përfshirë edhe gjyqtarë të korruptuar

Ornela

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë turit të llogaridhënies së Qeverisë në Librazhd ka dhënë një përgjigje në lidhje me akuzat e opozitës ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Ballës në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar, por janë edhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë.

Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur“, deklaroi Balla.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ky balla osh nji derr fshatari.Po kjo qe thote mund te jete e vertete.Sistemi sali-bash-like eshte si zgjebja.

  • grup kriminal i çimkave të Sali Berishës jan hedhur në sulm shpifje ,trillim,dizinformim të opinjonit shqipëtar dhe ndërkombëtar ,me qëllim për të zgjatur gjendjen e agonisë ku ndodhen .Sali Berisha, L.Basha përpara wetingut,përpara gjyqit për vrasjen e A.Hajdarit ,të krimeve të vjedhjeve e vrasjeve që priten të ndiqen penalisht .Prandaj jan alarmuar dhe shpikin Çimkat.

  • Balla flet per komplote e genjeshtra nga armiq te brendshem, por duhet te flase dhe per armiq te jashtem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *