Kush dëmton mjedisin do të dënohen dhe penalizohet. Thirrja vjen nga dy ministra të qeverisë, përkatësisht nga Blendi Klosi Ministër i Mjedisit dhe Fatmir Xhafaj Ministër i Brendshëm.
Ata zhvilluan këtë të shtunë një takim me prefektët dhe drejtuesit e policisë në qarqe, në prag të fillimit të aksionit të madh të pastrimit të Shqipërisë.
Në fjalën e tyre ministrat lanë të kuptohet se prefektët dhe drejtuesit e policisë, do të jenë njëkohësisht aktorët dhe përgjegjësit kryesor të këtij aksioni, me qëllim ndaljen e krimit mjedisor.
Ministri Klosi theksoi se ligji do të ashpërsohet, duke u kërkuar drejtuesve të policisë të jenë me të njëjtin vullnet të angazhuar në këtë operacion, ashtu si në operacionin e ndalimit të vjedhjes së energjisë elektrike.
“Kush dëmton mjedisin tonë të përbashkët, që është malli yne i përbashkët, pasuria jonë e përbashkët, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar turizmin, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar ekonominë, mundësia jonë e përbashkët për të zhvilluar mirëqënien, duhet të dënohet, të penalizohet”, tha Klosi.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha se turizmi konsiderohet prioritet thelbësor për qeverisjen për këtë mandat të ri e do të ketë mbështetjen e nevojshme.
Nje vendim tejet jetik dhe shume i rendesishem vecse pas njoftimit duhej mendoj une “,por: do te merren edhe keto masa paraprake , nje ne dhjete police do te jete rojtari i pastertise me bllok gjobash per cilindo qe shkel rregullat, do te vendosen kosha pehrash jo vetem ne rruget e qyteteve e te fshatrave por edhe ne rruget e dhive dhe neper pyje ku kalojne turiste.,brenda nje ose dy vjetesh Shqiperia do te jete e mbulluar me landfille moderrne per mbledhjen dhe perpunuimin e plehrave do tehapim puse uji ne varesi te teritoritper te sperkatur rruget me uje jo dy por kater here ne dite ,do te nderrohen te gjithe kazanet e qelbur ne cdo dy vjet, dhe e fundit do te dyfishojme rrogat e punetoreve te pastrimit .POR prape ne taksen e pastertise do te shtojme edhe njezet leke me shume …ajeni dakor o popull???Por duket qe ju zoterinj nuk keni drejtuar kurrrrrreeee jete njerzish ndaj e ka mire Donald LU.