Edhe pse ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, që prej mëngjesit të së shtunës, Fatmir Xhafaj është parë të punojë në zyrën e tij edhe gjatë kësaj të diele.
Pavarësisht se duket e çuditshme, pasi dje ai u paraqit “me vonesë” në zyrë, Xhafaj nuk do të largohet nga detyra derisa presidenti të dekretojë zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi, e pasi ky i fundit të bëjë betimin në Parlament.
Në një reagim pasditen e së shtunës, Xhafaj shkroi në “Twitter” se nuk ishte ndikuar nga askush për dorëheqjen e tij.

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në parime dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shkruante ai.
Edhe një ditë më parë, Xhafaj shkoi në zyrën e tij rreth orës 11:57 të mesditës, ku qëndroi për gati 9 orë.
Gazetarët qëndruan në pritje të një prononcimi nga ish-ministri, por Xhafaj nuk pranoi të flasë.
l.h/ dita

Po perse nuk e thua arsyen konkrete per te cilen u dorehoqe? Cilat jane ato parimet dhe vlerat institucionale dhe njerezore qe te bene te japesh doreheqjen? Hajde Miri, beju burre dhe nxirre gelbazen.
Te jeni te sigurte , ka ndare ‘Grurin nga Egjri” , me qellim mos lere asgje kompromentuese per neser!!!!! Arsye tjeter nuk shoh , se i bie te jet trim mbas beteje.
Fidel Kari…… edhe shembujt o morracak i mer nga bujqesi e bageti.
Sali Zehere Kar-axhic
ti je veçse nje dobiç.
Nje dobiç kokepalare .
sa i manget e truthare.
Ky gezon respekt ne popull sado ta shajn dhe te duan ti ulin punen. Ka bere per kete vend ate qe nuk u be per 25 vjet.
Edhe kur eshte dorehequr ,perseri vazhdon punon. bravoo
Nuk ka nevoje per fjale ,puna e tij shihet cdo dite. jemi me te sigurt.