Xhafaj: Java tjetër, decizive për reformën në drejtësi

Dita

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, e cilëson decizive për reformën në drejtësi punën që pritet të bëhet javën e ardhshme. Në përfundim të mbledhjes së komisionit, Xhafaj theksoi se i është lënë kohë opozitës për të shqyrtuar draftin.

“Koha nuk është më për llafe. Koha e llafeve e sebepeve ka mbaruar. Është koha për të demonstruar vullnet dhe gatishmëri për ta votuar. Pati një propozim nga ana e kolegëve të maxhorancës për ta votuar në parim projektin kushtetues, por opozita kërkoi më shumë kohë dhe ramë dakord për ta mirëkuptuar. Të hënë mblidhet komisioni për të shqyrtuar projektin dhe për ta votuar në parim. Është momenti për të bërë punë konkrete. Java që vjen është javë decizive. Ne do të mblidhemi për ta diskutuar nen për nen. Janë disa ligje që do të duhet të shqyrtohen shumë shpejt në komision. Koha është në limit. Është koha për të punuar. Java që vjen është java e punës konkrete”, tha Xhafaj.

I pyetur nëse është tërhequr maxhoranca në lidhje me qëndrimet për reformën në drejtësi, Xhafaj tha se i vetmi objektiv nga i cili është udhëhequr shumica ka qenë miratimi i reformës.

“Maxhoranca nuk ka pasur asnjëherë tërheqje. Ne kemi pasur vetëm shikim para me një objektiv: t’u japim qytetarëve reformën e shumëpritur”, tha ai.

Share This Article
1 Comment
  • Kam frike se kjo metode shtyrje do te manifestohet gjate diskutimit nen per nen .Nuk besoje se do te respektohen afatet .Do vazhdojme me piaka e presje deri sa te lodhen deputetet barkngopur .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *