Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako, teksa ndodhet në qytetin e Durrësit në ‘Forumin qytetar për sigurinë publike’.
Xhafaj i tha Dakos në sy se zhurma në qytetin e Durrësit është një problem katastrofik. Ai deklaroi se do të merrem menjëherë masa për të vendosur më shumë qetësi në qytetin bregdetar.
“Policia në Durrës ka përmirësime të ndjeshme në punën e saj. Vlerësoj punën e tyre për ndryshimet pozitive, duke shpresuar që kjo do të shoqërohet me rezultate të rëndësishme në trajtimin e fenomeneve të rëndësishme, si zhurma që është katastrofë.
Së bashku me Dakon do mund të përcaktojmë hapat dhe kohën e nevojshme, policia do të marrë detyrat e veta. Problemi me mjedisin, policia do duhet të jetë shumë e vëmendshme. Gjithashtu, çështja tjetër ka të bëjë me portin e Durrësit, për të cilën ka shumë ankesa”, tha Fatmir Xhafaj.
o.j/dita

Dhe Dako me nje autokritik kalon deri ne zgjedhjet e ardheshme.