Xhafaj me Ministrin e Brendshëm të Bavarisë: Mbështetje në luftën kundër krimit

Leda Hysa

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u takua në Mynih me ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann.

Gjatë takimit mes tyre u diskutua për çështjet e rendit dhe të sigurisë, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë e Gjermanisë.

Xhafaj shprehet se ka marr vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për sa i përket reformave të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe arritjet e policisë në luftën ndaj krimit të organizuar.

“Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë e sigurisë. Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit të organizuar, Forca e Ligjit, menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici”, shkruan Xhafaj në Twitter pas takimit me ministrin Joachim Herrmann.

Xhafaj thotë gjithashtu se ka ftuar për vizitë në Tiranë ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Bravo Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj se jeni tuj xane peshqit e vegjel dhe i mbushni kosht me keto peshq.
    Ne kete menyre e plotesoni tonazhin e PESHQEVE TE MADHJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *