Sezoni turistik, Xhafaj takim me Prefektët dhe krerët e policisë

Ornela

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi në Durrës një takim me Prefektët, drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme, Drejtoritë Vendore dhe Komisariate.

Mësohet se çështjet kryesore që u diskutuan gjatë takimit ishin: – Mbarëvajtja dhe masat për sezonin turistik; – Lufta kundër kanabisit, i cili mbetet një prioritet i qeverisë nën moton “Zero tolerancë”; – Nisma “Policimi në Komunitet” që po vijon me llogaridhënien e policisë përballë qytetarëve.

Duke u ndalur në sezonin turistik, ministri Xhafaj theksoi se pritshmëritë e qytetarëve, turistëve dhe operatorëve turistikë janë të mëdha.

“Edhe interesi është shumë i lartë i operatorëve, vendas, të huaj në këtë fushë, por edhe pritshmëria e njerëzve të thjeshtë, e qytetarëve që presin një shërbim shumë më të mirë, është shumëfish më e lartë, çfarë nënkupton më shumë përgjegjësi për ne.

Sivjet mbështetur në një përvojë shumë të mirë analizën e së cilës ne e kemi bërë në nëntor të 2017, për çfarë kemi pasur problematika gjatë sezonit të kaluar dhe reflektimet përkatëse, do të mund të na ndihmojnë që të mund të reflektojmë më mirë dhe të japim parametra shumë më të lartë qetësie dhe sigurie tek qytetarët dhe të gjithë operatorët turistikë në këtë sezon”, nënvizoi ministri Xhafaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u kërkoi drejtuesve të Policive Vendore dhe shefave të komisariateve të jenë të vendosur për të zbatuar oraret dhe kufizimet e vendosura nga pushteti vendor për të mos lejuar ndotjen akustike.

Ai dha porosi të veçanta për Policinë Rrugore, për të menaxhuar trafikun dhe minimizuar aksidentet.

Drejtori Veliu gjithashtu kërkoi angazhim më të madh të Policisë për të shmangur ngjarjet me pasoja të rënda në det.

“Për sa i përket pjesës së kufizimit dhe rritjes së sigurisë në ujë, për sa i përket kufizimeve që duhet të bëjmë në hapësirat apo në pjesët ku janë përcaktuar për plazhe, qofshin këto publike apo private, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve motorike, qofshin gomone, skafe të vegjël apo motorë uji, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale” u shpreh drejtor Veliu.

Zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj bëri një prezantim të detajuar të paketës së masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e këtij sezoni.

Për të përballuar me sukses këtë sezon turistik u bë një studim dhe përcaktim i plazheve me qëllim përcaktimin e risqeve në drejtim të sigurisë. Është bërë planifikim i punonjësve të policisë, mjeteve dhe pajisjeve shtesë; ngritja e 5 stacioneve provizore të policisë; përforcim i shërbimeve të Policisë me shërbime të Ndërhyrjes së Shpejtë; dhe shtimi i sporteleve për pikat e të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare”, shtoi ndër të tjera Hajnaj.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Zoti Xhafa ,mos i merni te gjitha persiper ,per ti realizuar , nuk keni mundesi ,kete e kuptoni dhe ju vete ,por te pakten ,jepini urdher ,lokaleve ,te mos e ngrene muziken ne kupe te qielit ,dhe shqetesojne ,gjithe zonen ,dhe injorantet pronare te klubeve ,mendojne se me muzike ne qiell me ze te larte do shesin me shume birra .Mos te degjohen zhurmat akustike jashte lokalit dhe kjo te jete deri ne oren 21 .. Kujdes , mos i largoni edhe keta turiste se nuk ja u shohin me bojen ,dhe principi i perendimoreve eshte ,mbasi mbarojne pushimet ,ata propogandojne shume me miqte e tyre ,ja vlen ,apo nuk ja vlen ,dhe kete porosi zoti min Xhafa ,e ke ne dore ta besh ,dhe eshte pa as edhe nje grosh shpenzim .Faleminderit per mirekuptimin z Min Xhafa.

  • Po cfare turizmi kur ke akset kryesore te bllokuara, e nuk ke as fonde per rojet bregdetare. Vazhdoni talluni me sklleverit e karvanit te militanteve te lodhur si keta te Dites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *