Xhafaj: Në kultivimin e kanabisit janë implikuar edhe drejtues të policisë

Gazeta Dita

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha në studion e Tonight Ilva Tare se premtimi i Ramës për marrjen fund të kultivimit është një premtim i mbajtur.

Ai tha se janë identifikuar 32 300 rrnjë kanabis, shifra me e ulët në këtio vite.

Ministri Xhafaj tha se ka pasur implikim të policisë në kultivimin e kanabisit, deri në nivel drejtuesish.

Deklaratat: 

Tare: Për t’iu rikthyer prapë luftës kundër kanabisit. Ministri Demiraj ka thënë se lufta ndaj kanabisit ka qenë rezultative….

Xhafaj: Ka thënë disa të vërteta që shkojnë për kundër deklarimeve zyrtare të PD, por besoj se kanë qenë të sinqerta të një njeriu që e njohu realitetin nga afër.

Tare: Kryeministri ka thënë se ky do të jetë viti që do të marrë fund kanabisi?

Xhafaj: Është një realitet. Është duke marrë fund.

Tare: Sa ralist është premtimi i kryeministrit për kanabisin

Xhafaj: Mendoj që ka qenë një premtim goxha i rëndësishëm dhe sot mund të themi që ky është një premtim i mbajtur. Ka ndodhur dy herë kjo histori, në 2015 kur filluam të flisnim për reformën në drejtësi, një pjesë ishin skeptikë, ka ende dhe sot. Në mars të këtij viti kur deklarova vullnetin e qevreisë se me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm do ti jepej fund historisë së kanabisit pati shumë skeptikë, por më përfolën edhe në media. Sot është një realitet konkret. Mbjelljet janë nën mesataren e e kultivimit të kanabisit nga 1995-deri sot

Janë 32 300 bimë kanabis të identifikuara. Është shifra me e ulët në këtio vite. Janë 228 raste të evidentuara që po ndiqen. Në pjesën me të madhe janë arrestuar kultivuesit. Ndërsa trafiku është histori tjetër. Te kultivimi rastet janë pozitive.

Në 2016 pati një fenomen masiv të kultivimit të kanabisit dhe është rezultat i disa arsyeve. Së pari u quajt e kapërcyer me goditjen në Lazarat dhe Dukagjin, strukturat u gjetën të papërgatitura. U rrit oferta në tregun europian të kanabisit dhe ajo që do ta konsideroja të dëmshëm është se një pjesë e policisë u implikua. Kjo bëri që edhe policia mos kishte forcën e duhur për të reaguar. Ishte nje realitet që u pa me shumë përgjegjshmëri nga qeveria.

Kjo ishte arsye që qeveria përgatiti një plan të posacëm kundër kanabisit. Duke mos e konsideruar si nëj cështje që i përket vetëm policisë së shtetit. Përcaktoi një sërë masash që do ta shihnin nga një këndvështrim tjetër dhe një nga gjerat e domosdoshme ishte për të bërë një ndarje mes fermerëve dhe grupeve kriminale.

Kjo ishte arsye që qeveria përgatiti një plan të posacëm kundër kanabisit. Duke mos e konsideruar si nëj cështje që i përket vetëm policisë së shtetit. Përcaktoi një sërë masash që do ta shihnin nga një këndvështrim tjetër dhe një nga gjerat e domosdoshme ishte për të bërë një ndarje mes fermerëve dhe grupeve kriminale

Radarët, Xhafaj: Garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje

Si është situata me radarët?

Xhafaj: Është një gjë që nuk e njoh në detaj. në ditët në vijim do të merrem me këtë. Do të ketë një investigim të plotë, dhe me faktet e bëra publike, për të kuptuar se kush është problemi dhe si dot a zgjidhim atë.

Dhe më pas personat përgjegjës të ndëshkohen. Qeveria ka marrë masa për ta fuqizuar pjesën e këtij shërbimi. Këtu ka prani të shtuar të partnerëve në kontrollin e hapësirës detare.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *