Xhafaj: Pajisje sekrete në luftën kundër drogës, SHBA-BE buxhet shtesë për ne

DITA Online

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është në seancë dëgjimore për projektin buxhetin e 2018 në komisionin e Sigurisë Kombëtare.

“Buxheti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017. Investimet janë në tre fusha: për policinë 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxheti.

Investimet 47% në luftën kundër krimit te organizuar. 22% rritjes së standardit të shërbimit ndaj qytetareve. 31% për formimin e kapaciteteve të personelit.

Agjencitë partnere na kanë dhënë buxhet shtese, SHBA dhe BE.

Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje ndaj nesh. Buxhet në luftën ndaj drogës: Pajisje sekrete që nuk i përmend dot.

Pajisje për policinë kriminale e shkencore. Do të shtojmë serverat. Do të blejmë motorë lundrues për drejtoritë kufitare bregdetare”, deklaroi ai.

Share This Article
12 Comments
  • Nuk eshte pune buxheti po pune vullneti:ju fikeni pajisjet cdo here kur doni siçndodhi me radaret apo dikur me kamerat…Duhet vullnet politike se edhe pa keto pajisje gjithe populli e di kush jane kriminelete:Githe ato qe kane paluar milliona pa asnje dite pune si ka dhane zoti..
    Ne qofte se nuk dini,lejani ne dore popullit menjehere ju tregon kush ka bere pallate e prona jashte me ne rroge te vogel Shqiperise…

  • epo shyqyr qe u rrit dhe bashkepunimi me te huaj se keshtu do te kemi benefite ne te gjitha anet pse jo dhe ato ekonomike.

  • Vazhdoni punoni keshtu sepse duhet nje baze e forte per te luftuar ndjeshem keto fenomene negative qe jane akumuluar nder vite e po mundoheni ti jepni drejtim e te fitoni rezultate

  • normale qe do te kete bashkepinim dhe perfitime ekonomike kjo eshte rruga me e mire per te perfituar nga te gjithe pse jo per te sjelle rritje ekonomike dhe investim

  • meqenese eshte vullneti per te lufuar krimin dhe ndihma monetare po jepet tani ngelet qe vetem politika te mos e perdor policine per politik ditore po ta perkrahi ne punen e saj

  • epo shyqyr qe po punohet po investohet dhe po sjell nje fryme te re bashkepunimi si rrjeshije dukje marre dhe perfitime.

  • Buxheti per mendimin tim eshte nje faktor kryesor per ta cuar aty ku duam rezultatim.Nese duam qe krimi dhe droga te marrin fund ,normal qe duhet dhe nje buxhet me se i mjaftueshem.Cdo investim vleresohet ne fund nga rezultati qe nxjerr!

  • paisje te tilla sekrete jane vertet te nevojshme dhe mendoj se do te japin nje ndihme mjaft te madhe ne luften kunder krimit.

  • mbeshtetja e nderkombetareve eshte mjaft e rendesishme per vendin tone.vetem keshtu do te luftohet akoma me mire krimi dhe fenomenet e tjera negative

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *