Xhafaj – policisë: Godisni “bosët” e krimit, jo hallexhinjtë

Ornela

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga Shkodra dhe Lezha ku ishte i pranishëm në prezantimin e drejtuesve të rinj, kërkoi nga policia që të godasë bosët e krimit dhe jo të merret me hallexhinjtë.

Xhafaj ishte i prerë në porositë për Drejtoritë Vendore, ndërsa theksoi se lufta sapo ka nisur dhe kriminelët nuk mund të lëvizin të lirë, por të dërgohen para ligjit. Në nivel lokal, ministri u shpreh se në Shkodër përveç dy grupeve që janë goditur, janë edhe 4-5 grupe të tjera.

Ju përgëzoj për dy operacionet fundit, por lufta jonë sapo ka nisur, nuk mund të lejojmë që kriminelët të jenë të lirë. Vëmendja e policisë do jetë e përqendruar në luftën ndaj krimit dhe jo ndaj njerëzve me halle. Policia është në shërbim të ligjit dhe mbrojtjes se çdo qytetari. Duhet të merremi me bosët e krimit, janë 4-5 grupe që duhen goditur nga policia”, deklaroi Xhafaj në prezantimin e drejtorit të ri në Shkodër, Vehbi Bushati.

Ndërsa në Lezhë është emëruar Ferdinand Mara.

I pranishëm në prezantimit e drejtuesve të Policisë së Shtetit në Shkodër dhe në Lezhë ishte edhe Ardi Veliu. Veliu u shpreh për mediat se “vendosëm prioritetet që do të ketë drejtoria e Shkodrës për këtë vit, janë objektiva që i ka policia e shtetit. Fokusi është të goditja e grupeve kriminale, prioriteti i dytë do të jetë goditja e personave që janë evidentuar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin e sipërfaqes së kultivimit të bimëve narkotike. Në Shkodër kemi persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, policia është duke i goditur. Nga drejtoria vendore janë goditur dy grupe, ndërkohë që është duke u punuar për goditjen e të tjerave. Për të goditur një grup kërkohet kohë, maturim dhe gjetja e provave”.

Përsa i përket Vettingut në polici, ai deklaroi se do të largohen të gjithë ata që kanë treguar shkallë të ulët profesionalizimi dhe që janë të implikuar.

o.j/dita

Share This Article
13 Comments
  • Mire thua o Ministri-hetues i Enverit, Fatmir Xhafaj,

    por:

    KUSH JANE BOSAT E KRIMIT?

    sepse:

    Komisari ne detyre i Policise se Shtetit, Dritan Zagani e tregoi me gisht se Kryebosi ishte Sajme Qorri i Habilajve dhe i Edvinit dhe per kete Rilndja Enveriste e shpalli ARMIK te popullit dhe i masakroi familjen me liber shpie.

    • Ky “Intelektuali” pati disa kohe qe nuk po aktivizohej me komente tek “Dita”, tani po shkruan disa here ne cdo shkrim!!! Une kujtova se helmi qe ka perbrenda do ta kishte helmuar dhe do te kishte ngritur patkojte nga dielli, por jo, ai vazhdon te rezistoje! Vazhdo, vazhdo deri sa te percaktosh veten sakte se ne cilin rreth ferri te Dantes e ke vendin. Duhet tja dish per nder “Dita-s” qe po te “ndihmon” ne kete drejtim.

  • I nderuar K.Redak toi i Dites.Perfitoj nga reformat qe ka marre Qeveria dhe rezultatet qe do ja pi Vetingu,le te shpr esojme se Policia e Shtetit do filtrohet dhe nuk do kete pol ic me tre tesera par tie ne xhep e te ko mandohen nga pol itikanet.Hileqaret apo cobanet me dele te behet me kapele Ky fenomen paraqitet dhe ne ad ministraten e push tetit lokal .Ne vend qe te perdorin men djen e aresyen ne zgjidhjen e halleve te qytetareve ne nevoje apo te per sonave me proble me shendetesore ,perdorin arroganc en,fodullekun dhe forcen dhe autorit etin e karrikes per koheshme.Te perj eteshme kane vec prapanicen.Ne vend qe te perdorin forc en e ligjit per rruga qte ,cubat apo te fo rtit,ndaj tyre behen servil te urte ,me ku lture ,bile i pershen desin ushtarakisht. Gjitha qeverit jane rezu nga keta.F.l.m nga nje i dhunuar moralisht e ekono mikisht nga keta hora.

  • U votua per reformen ne drejtesi edhe e beri ky thinjoshi. Nuk ka dyshim qe do ta kthej edhe rendin edhe sigurine. Na ka treguar qe di dhe do te punoj.

  • Ore nga na pollen ketu ne DITA si kepurdhe pas shiu ithtaret fanatike te Edvinit dhe te hetuesit te Enverit, fatmir Xhafaj?

    KUSH I PAGUAN KETA VULLNETARE TE ZELLSHEM TE RILINDJES ENVERISTE?

    Dhe pastaj degjo Edi Ramen kur thote se s’ka leka per pagat e pedagogeve, kur i leshon LEKAT badiava per vullnetaret e tij ithtare te Rilindjes ne gazeten DITA.

  • Po pse o derman tani u kujtove ti? Po deri tani cfare beri kjo policia qe deshi Tahorri me kriepsikopatin qe e perdoren vec per reklama e mbjellje hashashi.

  • Me ne fund, ra ne brazde shoku Xhafaj. E kuptoi ate qe mbare ky popull e di mire. Qe kjo qeveri godet hallexhinj dhe perkedhel bose krimesh (bile fut dhe ne Parlament deputete me precedente penale).
    Por…nuk e dijme a eshte i ketij mendimi dhe mencuria e Rilindjes, shoku Tao Balla???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *