Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në seancën e kësaj të mërkure në parlament, deklaroi se Shqipëria gjendet në një fazë të rëndësishme të historisë politike të saj.
Xhafaj tha se në Komisionin e Ligjeve po mbahet një proces i jashtëzakonshëm për kalimin e projekt-ligjeve për reformën në drejtësi. Ai shtoi se ajo që po ndodh është një revolucion në organizimin e sistemeve të drejtësi.
Për Xhafajn, reforma në drejtësi në Shqipëri është një shembull edhe për vendet në rajon.
“Në Komisionin e Ligjeve po mbahet një proces i jashtëzakonshëm për projekt-ligjeve për reformën në drejtësi. Po bëhet revolucion në organizimin e sistemeve të drejtësisë. Eksperienca shqiptare për reformën në drejtësi konsiderohet sukses edhe në vendet e rajonit. Tashmë kemi hyrë në fazën e dytë, atë të zbatimit të reformës”, deklaroi Xhafaj.
Xhafaj nënvizoi se askush nuk mund ta ndalë reformën në drejtësi, ndërsa akuzoi opozitën se është keqdashëse dhe nuk do këtë reformë.
“Jemi tashmë në një fazë që reforma në drejtësi do të marr jetë. Opozita e vendit për fat të keq nuk e ka mbështetur reformën në drejtësi, duke treguar dashakeqësi ndaj saj dhe vendit. Kuvendi ka rol të rëndësishëm në këtë proces, sipas klauzolave të parashikuara.
Ne si maxhorancë kemi marrë rolin historik për të dërguar deri në fund këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe që ka mbështetjen ndërkombëtare.
Vetingu i reformës në drejtësi do të ndëshkojë cilindo që ka keqpërdorur pushtetin, ndërsa qytetarët shqiptarë më në fund do të kenë një drejtësi të pavarur nga qeveritë”, tha Xhafaj.
b.b/dita

Dhe nje nga pushttetaret më te korruptuar te Kolumbise se Europes,qe duhet te ishte me koh ne Burg,eshte
pikirerisht Fatmir Xhafaj.Kur do te hetohet ne menyre te pavarur”Çeshtja Xhafaj”,ose si parapelqen ta quaj mafia
e “rilindjes” dhe kryedrogaxhiu Edvin D’Rama qe eshte gjithashtu i implikuar,”Çeshtja Babale”?
ZIGURRRRRRRRRRR …..QOOOOOORRRRRRIIIIIII.
Ik ore debi!
Sigur te behej po jo e njeanshme ju do ishit duke vuajtur denimin o shoku hetues.Po ky korcari nga Ponçari çfar kerkon he tu mbyllte.Shko ruaj lopet atje ne male.
Rëndësi nuk ka se kush e bënë Rama apo Berisha, Rëndësi ka që Drejtësia do të shkëputet nga komanda e Ekzekutivit, pavarsish nga pala që refuzon praninë në Kuvend dhe bëhet revolucionare nëpër rrugë e sheshe, pikërisht, kur Evropa është afruar më shumë se kurrë.
Te lumte Fatmir
Fatmir qe do te behet reforma ne drejtesi do te behet.Por aman shpejt se u lodhem.le nga te korrupruarit por edhe nga konet qe i ndjekin nga pas.qe jane disa mbetje te bashkepunetoreve te nazifashisteve.Qe qeveria ben gabim qe ju jep lek si femije te persekutuareve.
Fatmir Xhafa eshte njeri serioz dhe profesionist.