Xhafaj: Shumë shpejt do shohim rezultatet e para të vettingut

Ornela

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke folur në konferencën “Lufta kundër krimit”, tha se nismat me tolerancë zero kundër krimit janë në sinkron me reformën në drejtësi.

Ai tha se vettingu do të ndihmojë në pastrimin e policisë nga individë të inkriminuar.

Këto nisma vijnë në kohën e duhur, mbështeten dhe janë në sinkron me procesin e reformës në drejtësi që ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve, ku presim shumë shpejt të shohim rezultatet e para të këtij prcoesi dhe fazën e ngritjes së institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë”, tha Xhafaj.

Ministri tha më tej se “Forca e Ligjit” nuk është i shkëputur nga operacionit e bëra nga policia e shtetit, duke shtuar se lufta antikanabis ka ndihmuar në hedhjen e hapave konkretë në kufizimin e të ardhurave të grupeve kriminale.

Share This Article
7 Comments
  • As nuk dua ta di kush e ka pushtetin e kush eshte kryeminister se nuk me intereson politika, po kte aksionin e kam ndjek se ka te beje drejtperdrejt me jeten e qytetareve, te femijve te mi.

  • Une them vetem nje gje, sikur ky aksion te ishte ndermar me para, ku do ishim sot? Po me mire vone se kurre. Ju pershendes.

  • Kjo e ministrise se brendshme per mua nuk eshte loje politike, por eshte aksion per kthimin e rendit edhe sigurise tek qytetaret.

  • Une e jam banore i asaj zone afër atij lokali qe u godit ne shkoder per prostitucion. Qetesia qe ndjej darkave ska te paguar se me para rrinim pa gjume nga pijanecet dhe gjullurdia qe behej posht.

  • Populli pret peshait e medhej,or llum.policcet,gjyqtaret,druvaret jane cironka,or qen bir qeni.sa mire e ruani njeri tjetrin.na fol per peshkaqenet e balenat qe kane zaptuar kete vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *