Përplasje me Kryeministrin? Ja si përgjigjet ministri Xhafaj

Dita

Ministri i Brendshëm ka qenë i ftuar në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion Plus.

Ai u pyet për procesin e Vettingut dhe për shkrakimin e Haki Çakos nga detyra.

Pjesë nga intervista

Z.ministër, si e shpjegoni ju faktin që drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako qëndroi në detyrë kur segmente jo të parëndësishme të Policisë së Shtetit ishin njollosur me hashashin etj?

Së pari unë nuk shkova në Policinë e Shtetit për të zëvendësuar një drejtor me një tjetër – siç ndodhi në pjesën e parë të mandatit tim që, sipas meje, ishte një lëvizje e drejtë dhe minimale për atë kohë. Me nisjen e mandatit të ri duhet të kisha një analizë më të plotë, për të kuptuar problematikat dhe zgjidhjet e nevojshme sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Flitet për përplasje mes Ramës dhe Xhafaj…
Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Por kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja.

Sulmet e opozitës, si ndikojnë në punën tuaj?
Kjo është një gjë normale, deri këtu nuk ka asgjë. Pastaj pjesa që ka të bëj me sulme të motivuara politikisht për të shpifur apo për të hedhur balë, por më bën akoma më të motivuar dhe i përbuz. Kur e shikoj këtë tek disa njerëz, dhe tani shikoj se cilët janë dhe çfarë përfaqësojnë në vetvete, nuk kam asnjë lloj ndjesie. Shpesh herë ndjej një lloj përçmimi.

Share This Article
10 Comments
  • Te lumte: mushkes verja drute sic i kerkon.
    …….e kam fjalen per Lulet e vyshkura dhe te thara te mender-opozites sone.

  • Shkarkimi i Ckos eshte mashtrim politike.Te shkarkosh nje polic ,per te cilin eshte investuar jo pak dhe qe ka dhen nje rezultat te bujshem kunder krimit ,eshte krim dhe mashtrim politike .Keshtu ka ndodhur edhe gjate sundimit te Hoxhes. Djem , burra e gra te talentuar shkarkoheshin ose denoheshin ,pamvarsishte se kishin shume merita ,per mashtrim politik .
    Zoti Xhafa . Ndaleni kete dore shkarkimesh se do ti shkatoni vendit nje dem kolosal. Cberri Hoxha qe te sundonte edhe mbi llogjiken .Pastroj kupolen dhe e mbushi me puntor revolucjonar te ardhur nga bagetia e bujqesia. Rezultati .Sheti shqiptare mbeti pa specialist dhe vazhdojme ta vuajm edhe sot .Ju nje polic te kualifikuar qe dha dicka i thoni:Me qe opozita na akuzon dhe akuzon ,se keshtu i intereson , per hashashin, une nuk kam si tja beje : Te shkarkoj qe opozita te mos ket objekt akuze .
    Sipas kesaj llogjike jam i sigurt se Tahiri ,pamvarsisht se ka apo nuk ka prova qe eshte i lidhur me trafikantet ,do te perfundoj ne burg . Saliu ,Luli ,Mediu ,Kryemadhai si dhe shume kriminel te delkaruar e hajdute do te qeshin e ferkojne duart .
    Po vazhduat keshtu populli ka per tua kthyer krahet shume shpejt. Protesta e Pd me 27 janar do te tregoje se ku jeni ju me qeverisjen .Ne ate proteste do te kete dhe kontigjente jashte Pd te krijuar nga gabimet tuaja ne menyren se si i tratjoni ju mardhenjet me ata qe ju kane dhene voten .

  • Ka nevoje per figura te reja policia. cdo gje eshte si cikel. Cako dha kontributin e tij, tani dikush tjeter do vij te japi kontribut.

  • . e rendesishme eshte te punohet me te njejtin pasion dhe energji , pa se eshte cako se eshte dikush tjeter pak rendesi ka.

  • Po duhen energji te reja. Kjo eshte gje e zgjuar e Xhafes se kushdo qe vjen ka pasjonin e fillimit per te punuar dhe sherbyer ndaj punes keshu qe eshte vlere e shtuar.

  • Cdokush eshte i pergjegjshem qe eshte aty ne sherbim te qytetareve qoft cako apo kushdo shikohet si drejtor i pergjithshem i policise se shtetit dhe jo si person me emer te caktuar.

  • Vetingu ne polici eshte gjeja me e mire qe mund ti behet rendit dhe sigurise dhe rrjedhimisht edhe popullit per mendimin tim.

  • Si shpjegohet ceshtja e Tahirit, jo me e nje polici por e nje Ministri te Puneve te Brendeshme ?!! Kjo rrezon te gjithe ate pune ne Polici qe mund te jete positive, por nuk mjafton ! Ceshtja Tahiri eshte shume kompromentuese nuk shpjegohet dot ! Nje dru i shtrember pish gjithe stiven e druve-thote Populli ! Dhe ish Ministri ishte nje goxhaa Kercu ! Qe rrezon cdo perpjekje positive tePolicise ! Epa falshme ! Tahiri i implikuar me grupet mafioze te droges?!! E pafalshme !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *