Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, i cili shoqërohej nga ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Gjatë takimit, europarlamentari u njoh me prioritetet e Ministrisë së Brendshme.
Ministri Xhafaj i shprehu Fleckenstein mirënjohjen për mbështetjen për Reformën në Drejtësi, duke besuar se BE-ja do të ofrojë të njëjtën mbështetje edhe për prioritetet që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Në këtë kontekst, ministri Xhafaj prezantoi prioritetet kyçe të Ministrisë së Brendshme, të hartuara edhe me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të misionit ‘PAMECA V’.
Ndër to, ministri veçoi procesin e Vetting-ut në Policinë e Shtetit; luftën ndaj kanabisit, luftën kundër krimit të organizuar; parandalimin e fenomenit të azilkërkimit dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (veçanërisht minorenëve).
Ministri Xhafaj informoi gjithashtu për masat që po programohen për të forcuar më tej bashkëpunimin me autoritetet homologe të vendeve partnere, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.
Zyrtari i lartë i PE-së shfaqi interes të posaçëm lidhur me procesin e Vetting-ut dhe rezultatet konkrete në luftën kundër kanabisit.
Zoti Fleckenstein vlerësoi faktin që EUROPOL-i do të sjellë ekspertë në Shqipëri për të bashkërenduar punën mes Tiranës dhe Brukselit, në luftën kundër krimit të organizuar. Ai shprehu angazhimin për t’i kërkuar Komisionit Europian një mbështetje më të madhe, me fokus në prioritetet e prezantuara.

Esht shume kenaqesi kur puna e ber vlersohet e lartesohet nga nderkombetaret shpresoj qe te vazhdosh dhe me tej ne kete ritem duke cuar reforma te medha tutje
Ja nje minister qe i duhet vendit tone,urime zoti minister,vetem ju do e coni vendin tone para dhe do i pastroni imazhin e keq tek nderkombetaret
Puna qe ka bere ministri keto muaj eshte nje pune qe duhej te behej kohe me pare,po kush ta bente te vdekurit!! I lumte per besueshmerine qe po shfaq tek te huajt.
Duke pare kete risi besoj shume qe rendi dhe siguria ne vend dhe sidomos lufta kunder krimit dhe droges do kene efekte shume te medha. Shqiperia do te behet nje vend me i sigurte
Cdo dite qe kalon vijne vleresime per punen e ministrit xhafa.Dhe ta mendosh qe jane vetem ditet e para te punes.
Tani ne e dinim qe z.xhafaj ka patur mbeshtetjen e nderkombetareve, por bashkepunim dhe ndihma e ofruar jane per tu vleresuar.
Te punosh me ne fund vlersohet. Kjo eshte shume e rendesishme per kedo qytetar te shqiperise. Efektiviteti i policise do te shtohet