Takimi i radhës në Departamentin e Shtetit, i Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit, ishte me Zëvendës Koordinatoren për Antiterrorizmin, Alina Romanowski dhe nënshkrimi i marrëveshjes me të.
Ky takim u fokusua në përpjekjet e Shqipërisë lidhur me parandalimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe forcimin e luftës kundër terrorizmit.
Ministri Xhafaj, prezantoi në këtë kontekst, reformat e ndërmarra në këtë fushë duke përfshirë edhe ato për Policimin në Komunitet, me qëllim kontrollin më të mirë të territorit dhe përmirësimin e marrëdhënies me komunitetin, me fokus parandalimin e kriminalitetit.
Ai theksoi gjithashtu se prioritet për Qeverinë shqiptare mbetet ruajtja dhe menaxhimi i integruar i kufijve, proces i cili asistohet teknikisht edhe nga Departamenti i Shtetit, përmes një sërë projektesh konkrete.
Romanowski vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe siguroi vazhdimësinë e mbështetjes amerikane sa i takon sigurisë kufitare. Ajo inkurajoi proceset e nisura në Policinë e Shtetit, veçanërisht reformën e Policimit në Komunitet, zbatimi me sukses i të cilës do të ndikojë në parandalimin e kriminalitetit dhe radikalizmit.
Ministri Xhafaj e informoi Romanowski lidhur me reformat e tjera të rëndësishme në luftë kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”, luftën kundër trafikut të drogës, kontrabandimit të migrantëve etj.
Palët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi midis dy qeverive, në fushën e luftës kundër terrorizmit.

l.h/ dita

Kte qe kur beri reformen ne drejtesi vdesin nderkombetaret
Mbeshtetje nga DEA do te thot qe beson te shqiperia dhe reformat.
Ktij i them hallall une. Te te presi amerika ne takim do te thot qe pret nga ty.