Kreu i Komisionit të Sigurisë, Fatmir Xhafaj tha se Byroja e Hetimit është një keqkuptim në opinionet e Venecias, pasi sipas tij Komisioni i Venecias merret një Njësinë Antikorrupsion.
“Byroja e Hetimit nuk është pjesë e raportit të Venecias. Opinioni merret me Njësinë Antikorrupsion, me nevojë për të qënë llogaridhënës. Askush nuk ka pretenduar që byroja të jetë jashtë kontrollit të prokurorisë”, u shpreh Xhafaj.
Fatmir Xhafaj ka deklaruar se “janë gati të pranojnë çdo zgjidhje me opozitën.”
Xhafaj foli edhe për mandatin e kryeprokurorit Llalla, ku theksoi se “grupi eksperteve nuk ka thënë qartë ndërprerjen e mandatit”
Në një bashkëbisedim me gazetarët Xhafaj tha se reforma në drejtësi duhet bërë përmes zgjidhjeve radikale siç është ngritja e strukturave anti-korrupsion apo edhe përmes zgjidhjeve si vlerësimi për gjyqtarët e prokurorët.
“Procesi duhet të jetë i shpejtë, konstruktiv dhe konsensual. Opozita të kuptojë se institucionet nuk ndahen si parcela e sipas orekseve”, tha Xhafaj. Ai u shpreh se është naïve dhe pa dobi e përfitime politike të thuhet qe Venecia ka rrëzuar pr/ligjin.
Po ashtu kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi, Xhafaj tha se Komisioni i Venecias ka mbështetur uregjencën për reformën në drejtësi.
“Opinioni i Venecias ka vlerësuar kontributin e ekspertëve të reformës në drejtësi. Ne mirëpresim rekomandimet e Komisionit”, u shpreh Xhafaj.

Qendrimi i z. Xhafaj eshte per tu vleresuar. Si kreu i Komisionit te Posacem ka mbajtur gjithmone qendrim neutral dhe mbi palet. Palet politike duhet te dakordesohen ne menyre qe reforma te realizohet dhe te nise implementimi i saj.
“Venecia” e tha fjalen e saj, tani i mbetet paleve politike ta cojne me tej kete reforme. Treni per anetaresim ne Bashkimin Europian kalon pikerisht nga realizimi i Reformes ne Drejtesi. Xhafaj si gjithnje ka shtrire doren per bashkepunim.