Xhafaj: Vettingu mbyllet brenda 2018-s, policët që nuk plotësojnë kriteret…

Leda Hysa

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj thotë se procesi i vettingut, i cili tashmë ka filluar, do të mbyllet brenda vitit 2018.

Pas konferencës së zhviluar në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, Xhafaj dha një deklaratë në media ku shpjegoi gjithashtu se si do të funksionojë ky proces.

Ai theksoi se rezultatet e këtij procesi do të bëhen të ditura në vazhdimësi.

Do të njiheni me dokumentin dhe analizën. Me synimin dhe shpresën dhe me asistencën ndërkombëtare që të mbyllet brenda këtij viti”, deklaroi ai.

Sakaq, ministri i Brendshëm u ndal edhe tek procesi i vettingut brenda policisë.

I pyetur se sa policë mund të largohen nëse nuk plotësojnë kriteret, apo rezultojnë me shkelje, ministri tha se:

E kam shumë të vështirë të them se sa nuk do të plotësojnë kriteret e policisë së Shtetit. Mund të kesh informacione për njerëz të caktuar dhe të bësh një vetting të gjerë, me gjithë kërkesat është gjë tjetër. Le t’ia lëmë kohës”.

Share This Article
9 Comments
  • me ne fund ne vendin tone po behet dicka sic duhet.jam e sigurt qe rezultaet do jene pozitive sepse duket qe puna eshte nisur me seriozitet dhe devotshmeri.

  • eshte normale qe vettingu do kohen e vet per te arritur rezultate te kenaqshme.por duket se gjerat pak nga pak do vihen ne vijen e duhur

  • Eshte hera e pare qe meret persiper te organozohet nje vetting brenda policise, pastrimi i figures se policit dhe perafrimi i tyre me homologet jasht shtetit.

  • Kam 15 vjet qe i sherbej ktij vendi si oficer policie. Nuk mar vesh nga vetingu dhe politika po di te them qe kjo nisme do na pastroj policine dhe do zhduki njeher e mire ata qe jane te lidhur me krimin.

  • kjo do zhduke ata police te pashkolle ,te lidhur me krimin, qe i kane rene ne qafe ketij profesioni te nderuar qe eshte kthyer ne profesion karizmatik ku ne bejme barcaleta . e pse? ja pra nga kta policet qe kane qen dhe per disa qe vazhdojne akoma te jene ne radhet e policise . vazhdoni keshtu sepse keni gjithe mbeshtetjen e popullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *