Zvicra dhe SH.B.A. barazuan 1-1 mes tyre në testin miqësor që dy kombëtaret luajtën në Zurich.
Granit Xhaka ishte sërish protagonist për helvetët teksa dhuroi asistin e golit të shënuar nga Stocker.
Në Letzigrund, Shaqiri, Kasami dhe Mehmedi ishin 3 shqiptarët e hedhur në fushë nga Vladimir Petkovic ndërkohë që Xhaka u aktiizua në pjesën e dytë.
Amerikanët kaluan në epërsi në fundin e pjesës së parë falë një goditje dënimi perfekte të Brek Shea, ndërkohë që goli i Zvicrës erdhi nga stoli me Xhakën dhe Stocker, që të hedhur në fushë në pjesën e dytë kombinuan në të 80-tën për të vulosur shifrat përfundimtare në barazim.
Amerikanët ndërkohë e mbyllën ndeshjen me 10 vetë, pasi në të 68-ën, Altidore u ndëshkua brenda pak sekondave dy herë me të verdhë, për shkak të një sulmi verbal ndaj kryesorit Luca Banti.

Pse zvicerani Valon nuk ishte prezent?
Nuk u be Xhaka protagonist, por arbitri Italian qe nxorri me te kuqe sulmuesin kryesor te USA ne minuten e 57. Asis per barazim pa dashje u dha me koke nga mbrojtesi i USA pasi u shty nga nje lojtar i zvicres.