Xhaka merr shiritin e kapitenit të Zvicrës

Dita

Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i “helvetëve” në sfidën e parë që ata do të luajnë sot në Ligën e Kombeve kundër Islandës.

Vendimi vjen pak ditë pasi futbollisti së bashku me shqiptarin tjetër të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, kërkuan falje për simbolin e shqiponjës që bënë në ndeshjen e Botërorit kundër Serbisë.

Në lojë mësohet se do të jetë që nga minuta e parë edhe Shaqiri, ndërsa shqiptari me origjinë nga Maqedonia, Valon Mehmedi mësohet se do të nisë lojën nga stoli.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *