Xhaka rrezikon pjesëmarrjen në Botëror

Ornela

Granit Xhaka rrezikon pjesëmarrjen në Botëror. Sipas asaj që raporton zvicerania “Blick” mesfushori me origjinë shqiptare pësoi një dëmtim në gjurin e majtë dhe u transportua menjëherë në spital.

Dëmtimi ndodhi gjatë një dyluftimi mes tij dhe mesfushorit tjetër shqiptar Valon Berhami, teksa ekipi po zhvillonte përgatitjet para nisjes së botërorin.

Akoma nuk është përcaktuar diagnoza e saktë por sipas asaj që raportojnë mediat koha e mbetur është shumë pak dhe nuk premton për rikuperimin e lojtarit.

Futbollisti  i cili aktivizohet me ekipin e Arsenal në Premier Leauge është një nga pikat më të forta në mesfushën zvicerane dhe nëse zërat për dëmtimin e tij janë të vërteta  atëherë do të ishte një humbje e madhe për kombëtaren Helvete.

Aventura e Zvicrës në Rusi 2018 do të nisë në datën 16 Qershor me ndeshjen përballë Brazilit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *