Nga Bedri Islami
Këshilli Kombëtar i PD-së bëri zgjidhjen e tij, duke saktësuar se cilët do të jenë drejtuesit e rinj të partisë më të madhe opozitare.
Në 15 anëtarët e zgjedhur të kryesisë, me përjashtim të ndonjë emri, që përfaqëson figurë të njohur dhe erudite, të tjerët janë zgjedhje me dorë e shefit të partisë, Basha, njëra nga ato zgjedhje që është ditur më herët dhe që nuk përbën asnjë të papritur.
Kjo nuk është, si mund të mendohet, largimi i fundit nga era Berisha, por thjesht ndërtimi i një strukture vetmbrojtje, nga e cila mendohet se mund të përballohen të gjithë stuhitë që mund të vijnë në drejtimin e tij, nëse edhe zgjedhjet vendore të qershorit, do të kenë të njëjtën humbje, që herë pas here duket se do të ndodhë kështu.
Më shumë se një ekip të ri, formues dhe me një vizion të opozitës evropiane, është formuar një gardh, i cili mund të jetë edhe me hunj, por që në fund të fundit largon përfundimisht të gjithë ata që mund të quhen grupi Olldashi, të cilët, tani, jo vetëm që nuk janë brenda asaj që kanë krijuar, por edhe të leçitur prej saj. Opozitë brenda opozitës nuk ka më, dhe asnjëra prej figurave të zgjedhura me dorë, qoftë dhe nga vetë Basha apo familja kunetore e tij, tani nuk ka më as forcën për të sjellë një mendim, as zotësinë për të hapur një vizion, as guximin për të kundërshtuar dhe, në fund të fundit, shumë pak edhe nga ajo kurajoja e viteve të para të PD-së, kur, të rebelohesha ndaj kryetarit ishte e dënueshme, por që mund të ktheheshe.
Basha i mbylli të gjitha dyert për rrëzimin e tij. Ai mori nga ustai një xhaketë të lodhur nga vitet dhe nuk bëri asgjë tjetër, veçse e ktheu prapsht atë për të patur një dukje të re. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak.
Askush nuk e di dhe nuk është i bindur nëse çdo gjë ishte e parapërgatitur dhe e gjitha ishte vetëm një farsë apo jo. Kur ke të bësh me “ virtuozë zgjedhorë” si Jemin Gjana, të cilit i dalin më shumë votues se sa pjesëmarrës, gjithçka është e mundur. Më shumë se kryesi e zgedhur ajo është një kryesi e caktuar nga dëshirat e kunatit, pjesës së tij familjare dhe, në fund e vetë Bashës.
Kthimi i xhaketës së vjetër po bëhet një fenomen politik i njohur, i pranuar, i duartrokitur dhe i veshur me legjitimitet falls.
Ajo që nuk ishte menduar 29 vite më parë , është kthimi i frikshëm i Njëshit në politikë dhe, së bashku me të, dhe kthimi prapsht i mentalitetit sundues, që nga përzgjedhjet e njerëzve besnikë, falangës së goditjes, budallenjve të çjerrur, humbjes së identitetit dhe përcaktimi i postit jo nga merita, përzgjedhja dhe vizioni, por sipas dëshirës së Njëshit.
Disa ditë më parë, befas , edhe për vetë atë, Edi Rama ndërroi gjysmën e qeverisë. Duke qenë atribut dhe e drejtë e tij përzgjedhja e kabinetit, ai bëri atë që ishte menduar e harruar: vendosjen e Njëshit mbi forcën politike që e delegoi dhe krijimin e një qeverisje më tepër se private, nisur nga dëshira e çastit dhe pa asnjë bisedë paraprake, të paktën kaq, me drejtuesit e tjerë të forcës politike ku e kanë zgjedhur të drejtojë.
Në fakt është një kabinet jashtë partisë dhe kjo nuk bën asgjë tjetër, veçse rikthimin e vëmendjes ndaj Njëshit dhe nënshtrimin ndaj tij.
Me kryesinë e re që zgjodhi me dorën e tij Basha, me sekretarët dhe atë që mund të quhet kabineti i tij politik, bëri të njëjtën gjë, por në kushtet e opozitës, duke treguar se si mund të jetë nesër, që mendoj se është shumë e largët, kur të vijë në qeveri.
Ndërtimi i një kabineti opozitar, me tri synime: përmbysjen e qeverisë së tashme përmes protestave, të cilat zor se do të jenë një gjë tjetër ,veç të vjetrës; përgatitjen për të përmbysur rezultatin në zgjedhjet vendore dhe ardhjen në pushtet disa vite më pas, ka qenë, po ashtu, kopje e keqe e qeverisë, që, si e tillë, nuk josh askënd dhe nuk ngroh asnjëri.
Por ajo të sjell të shkuarën moniste në pluralizëm, si të sjellësh molën e vjetër në rrobat e reja. Do të gërryhet nga brenda dhe ai që humb do të jetë jashtë qeverisë apo opozitës që, edhe kështu, janë të fituar përmes së fshehtës që përmban marrëdhënia e tyre.
Rasti i tashëm Basha, që, po ashtu është një kopje në miniaturë e sunduesit të tashëm, me ndërtimin e një strukture mbështetëse ndaj tij dhe jo ndaj partisë ku bëjnë pjesë, aq sa është dëshpërues për njerëzit që mendojnë se mund të ndryshohet diçka nga një opozitë e fortë, edhe pse jo në pushtet, por edhe për vetë qeverinë, e cila, duke pasur para vetes një shembull të keq kopjues, vazhdon të rritë agresivitetin, moskokëçarjen dhe, herë pas here, edhe harbutërinë.
Natyrisht, punët e opozitës janë të saj, por, përtej një strukture të vogël mbledhur rreth kryetarit, ajo ka të bëjë me shumë më tepër se kaq.
Basha mblodhi rreth vetes, përgjithësisht njerëz që shërbejnë dhe jo njerëz që mendojnë. Kjo kishte ndodhur edhe më parë, por jo kaq haptas, kaq e dukshme dhe kaq harbutçe njëkohësisht. Njerëzit që shërbejnë janë të largueshëm, pa lënë asnjë peng pas, pasi koha e largimit të tyre është e njëjtë me kohën e shërbesës së tyre. Koha e Ristanit , për shembull, kishte mbaruar një vit më parë, kur e vendosën në fundin e listës së deputetëve në Vlorë dhe gjithkush e dinte se ishte utopike të shpresoje se mund të ishte deputet. Sepse kishte mbaruar koha e shërbesës së tij. Po ashtu, koha e Palokës është ende në atë të shërbesës, si hallkë lidhëse mes një grupi skifterësh dhe të ardhurëve të rinj, që kanë vërtet hanxhar politik në duar, por që kanë ende buzëqeshjen si pamje të jashtme.
Është edhe mendësi qeverisëse, që tani, është shfaqur aq fort në dy krahët e politikës, sa që të ngjall drojën se, pas gjithë lojës politike të shpallur, të dukshme, agresive dhe, herë pas here, të turpshme, është një marrëveshje e heshtur, por e ditur, për të bërë duar duar qeverisjen, pa lënë të hapur asnjë portë të vockël, nga ku mund të ketë prani një forcë e re, më e kuptueshme, më e pastër dhe më e afirmuar si shpresë.
Dy pamjet e njëjta të kthimit prapsht të xhaketës së vjetër të politikës nuk të joshin për një frymë të re dhe as që mund ta besosh se mund të ketë një të tillë, kur, edhe një nisje e pastër, si Protesta e Studentëve, mbytet në joshje, në ledhatim, në mospranim dhe në refuzim.
Basha dhe PD dhanë një tabllo të vjetër , me një kthim të ri…ndërkohë që Rama dha një tabllo të re me skenar të vjetër.
Ndryshimi nuk është nga vizioni, por nga pozicioni: njëri është në opozitë e tjetri në pushtet.
Vetëm kjo.
Edhe Rama keshtu ka vepruar deri me sot,prandaj ne politiken shqiptare ka rol paresor mbesghtetja e ndewrkombetareve qe e kthyen prap DIKTSATORIN ish komunist ne DIKTATORIN DEMOKRAT!
Lum populli qe ra nga shiu ne bresher,prandaj tek ne nuk ka as demokraci e as te ardhme!
Prandaj shqiptaret po ikin e jo sic prallis Rama se po ikin nga liria dhge mireqenia!
Po kur njeriu ndan 4-5 gra rresht,per cfare e ben nga qe eshte i vuajtur,i poshteruar,i tradhetuar apo eshte vete gomar pa samar?
O enveristi fanatik, Bedri Islami:
CFARE LLOJ SHTETI ESHTE KY?
Kryeministri me baba kriminel te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti disident antikomunist ne vitin 1988 qe nuk ka kerkuar falje per krimet e familjes se tij dhe qe ka anatemuar Presidentin amerikan nga CNN si rrugac halabak me urdher nga George Sorosi
Kryetari i Parlamentit, kriminel dhe minister rendi i Enverit dhe qe dora vete qe ka vrare si zogj pule djemte e Shkodres qe ka dale “pa lagur” nga Drejtesia enveriste dhe qe nuk e ka ftuar asnje zyrtar nga Bota Demokratike
Presidenti i vendit si pionier i Enverit, qe e ka pare gjithe Bota me ze dhe figure si vjedh ryshfetin pushtetar me tefter ne dore dhe qe hiqet sikur te ishte “Madre Tereza” ne ligjeratat e tij si BABAI i Kombit
Kryetari i Opozites si “kamarier” i Enverit me veshe te gjate ne Rinas qe eshte bedeli i bamiresit te tij qe eshte sekretari i Partise se Punes dhe njekohesisht “varkari” i Enverit, qe ka vrare njerez njesoj si Enveri ne Gerdec dhe 21 janar etj. nga paniku i humbjes se pushtetit,
CFARE LLOJ SHTETI I KRIMBUR ENVERIST ESHTE KY?
Qe po kerkon te antarsohet ne BE,
O enveristi fanatik Bedri Islami?
Patjeter o Sigurimsi fanatik me pseudonimin “Intelektuali” ashtu eshte …patjeter qe do hyjme ne BE..por varet nga Ty …si tja bejme…pastro njehere Halete e Taivanit pastaj pi dhe kafen e Hajvanit…mor Enverist kongjenital..Ptu…