Xhakja në Apel, tërhiqet gjyqtari i çështjes

anazapta

Tërhiqet një nga gjyqtarët që do të shqyrtonin çështjen e Ilir Xhakjas, të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Gjatë ditës së mërkurë pritej që Gjykata e Apelit në Durrës të merrte në shqyrtim ankimimin e Prokurorisë. Kjo e fundit kishte apeluar kundër fajësisë së dhënë për Xhakjan nga shkalla e parë për vrasjen e Qerim Malokut. Por një nga gjyqtarët e çështjes ka deklaruar se tashmë ai ka gjykuar një çështje lidhur me Xhakjan e si rrjedhojë është tërhequr. Një gjë e tillë ka bërë që seanca të shtyhet për në datën 27 nëntor.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar nga Gjykata e Apelit të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Faktit që shpalli të pafajshëm Xhakjan për vrasjen e Qerim Malokut, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Nga ana e përfaqësuesit të akuzës ishte kërkuar që Xhakja të dënohej me 24 vjet burg. Por në shkurt trupi gjykues i drejtuar nga Neritan Tabaku vendosi t’i japë pafajësinë Xhakjas. Një gjë e tillë ka çuar edhe në lirimin e tij, ndërkohë që prokuroria e çoi çështjen në Apel.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *