Xhakja: Policët ishin të dehur, më provokuan

redaktor

Policët më provokuan dhe ishin të dehur. Ka qenë kjo dëshmia e të akuzuarit Ilir Xhakja për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj. Në seancën e sotme i akuzuari është shprehur se është provokuar nga policët që ishin të pirë, duke pretenduar se ata mbushën pistoletën dhe gjuajtën. “U ndjeva i kërcënuar dhe qëllova. Nuk e njihja Adem Tahirajn”, është shprehur Xhakja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 13 shtator të vitit të kaluar, gjatë një aksion policor në Katund Sukth.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *