Krimi i organizuar në Japoni ka menduar të hapë një adresë online ku shfaq “anën e tij të mirë”për të joshur të rinjtë që të anëtarësohen. Gjithë kjo dëshirë për t’u dukur në publik mund të befasojë, por në Japoni, ndryshe nga ç’ndodh në vende të tjera, xhakuza nuk është e paligjshme në vetvete, të tilla janë aktivitetet e saj kriminale
Janë kohë të vështira këto për xhakuzan, mafien japoneze, e cila për herë të parë që nga krijimi i saj regjistron një rënie të numrit të anëtarëve: nga 102 mijë në vitin 2011, në më pak se 60 mijë anëtarë sot. Prandaj krerët e grupit kriminal kanë menduar të “përveshin mëngët” për të gjetur rekrutë të rinj. Kështu, për të përmirësuar profilin publik, ja ku xhakuza më i famshëm në vend “Yamaguchi Gumi” me qendër në Kobe e që numëron rreth 25 mijë të regjistruar (dikur ishin 55 mijë të ndarë në 850 klane të ndryshme), ka hapur një adresë të tij në internet: “Lega për ndalimin e drogave dhe purifikimin e kombit”. Një emër që nuk ka asnjë nuancë mafioze, por që përfaqëson imazhin me të cilin “Yamaguchi Gumi” dëshiron të shihet në vend: si një shoqatë nderi, që i qaset virtyteve antike të virilitetit (burrërisë) dhe shpirtit kalorësiak dhe aspak si një organizatë kriminale, e cila i nxjerr fitimet nga shfrytëzimi i prostitutave, kumari dhe gjobëvëniet.
Sapo hyn në këtë faqe, të uron mirëseardhjen një videoklip, himn sentimental që i këndon frymës “Ninkyo” ku burrat e vërtetë i ndihmojnë të dobëtit kundër padrejtësive, ndërsa mund të shihen pjesëtarë të spikatur të organizatës që vizitojnë tempujt shintoistë. Gangsterët drejtohen në shkallët e tempullit, melodia e himnit i shoqëron, ndërsa dhjetëra të tjerë fotografojnë ngjitjen e tyre drejt altarit si të ishin yje të shoubizit. Faqja online është e mbushur me imazhe të pemëve të qershive në lulëzim, simboli i Japonisë dhe me të tjera foto që sjellin në kujtesë historinë e organizatës, por në një mënyrë të tillë sa mund të mendosh se është gjithçka tjetër veçse kriminale jo. P.sh. gjeni imazhe ku tregohet se si “Yamaguchi Gumi” ndihmoi popullsinë pas katastrofës së vitit 1995 nga tërmeti në Kobe dhe në 2011-n, pas tërmetit dhe cunamit në Tohoku, Fukushima. Me pak fjalë, nuk ka aspak të bëjë me “forcat anti-sociale” siç përshkruhen në gjuhën eufemiste të policisë. Gjithë kjo dëshirë për t’u dukur në publik mund të befasojë, por në Japoni, ndryshe nga ç’ndodh në vende të tjera të goditura nga krimi i organizuar, xhakuza nuk është e paligjshme në vetvete, të tilla janë aktivitetet e saj kriminale. Pavarësisht se në vitet e fundit ligjet po ashpërsohen në Japoni, pjesëmarrja në këto lloj grupimesh nuk është e ndaluar. Kështu “Yamaguchi Gumi” ka seli dhe aktivitete të ligjshme, që fshehin dhe riciklojnë të ardhurat ilegale, ndërsa disa anëtarë të spikatur të këtyre klaneve janë po aq të famshëm sa yjet ndërkombëtare. Madje nderohen edhe më shumë pas publikimit të filmave që i kanë për protagonistë.
Por, ja që me ndryshimin e kohërave, sharmi nuk është më ai i dikurshmi dhe xhakuza e ka të domosdoshme të gjejë mënyra të reja për t’i nxitur të rinjtë t’i afrohen sërish asaj. Në adresën e internetit, pavarësisht këngës që himnizon idealet e larta, lulet e qershive dhe rindërtimin e imazhit të mafies dhe pavarësisht pulsorit “na kontaktoni”, duket se faqja nuk po korr suksesin e pritshëm./Dorina Gjuzi
Kur femija im lexoi per here te pare Juventus… e thonte Xhuventus, i shpjegoja se eshte j-j- juve…e thonte kollaj, 2-3 dite me pas e harronte e kthehej tek xhuventus.
—
Ne Anglisht Yakuza nuk vjen si Xhakuza. Ku e gjetet kete? :):)
Julia – ne Angl behet Xhulia
Yulia – (me shume haset ne Rusisht) thuhet – Julia.
Me poshte ne artikull thuhet — Yamaguchi Gumi — si ta lexojme kete Xhama…Po Yamaha?
—
Nese ka nje debat per prononcimin (sic) te Yakuzes eshte ne “YA-ku-za” and “ya-KU-za”
Anglishtja nuk ka rregulla specifike per Germen – Y,
Ne fillim te fjales eshte sic vjen ne “sound” (tingull) p.sh. fjala Yes (jes)
Kur -Y- ka zanore tjeter nga pas thuhet si -u- e gjate. p.sh. Youth.
Kur -Y- eshte ne fund te fjales zakonisht eshte -i- e gjate (si ne My) ose -e- e gjate (paksa si -i- e shkurter ne shqip) sic themi per Any.
Shkurt fare:
Yamaha = Jamaha.
Yakuza = Jakuza.