Interneti eshte kaq i mire por ndonjehere edhe kaq i çuditshem. Pa e kwrkuar, mw vjen nje e-mail para disa ditesh me linkun e nje kenge qe titullohej “Xhamadani vija vija”. Derguesi me sugjeronte qe t’a degjoja kete “himn te ri kombetar”. E degjova “himnin e ri kombetar” qe mbyllej me psheretimen historike “oh sa me madhe eshte Shqiperia”. Si Ballkanas – duke jetuar ne dy vende Ballkanike, Greqi e Shqiperi kam marre nje superdoze ballkanizmi – keto gjera me jane te njohura. Dhe di qe Ballkanasit jane njerez te zgjuar por mbi te gjitha jane mjeshter te vetshkaterrimit. Mjafton te shohesh Greqine keto dite qe t’a kuptosh.
Tani se sa e madhe eshte Shqiperia eshte nje pyetje. Ajo qe dihet eshte qe edhe pse te vegjel kemi nxjerre disa nga diktatoret me te medhenj te Ballkanit dhe te Europes. Dhe se tani per kryeminister kemi nje gjysem-diktator qe fallsifikon zgjedhjet. Ketu e shume kohe shoh kete histerine e flamujve dhe te Shqiperise se Madhe. Ndoshta disa i ka marre prape malli per nje Izolim te Madh dhe nje Diktator te Madh, sepse e Madhja eshte si diktatura, korrupsioni dhe varferia: nuk ka fund…
PS. Pervec “Xhamadanit vija vija” ekziston edhe fjala tjeter popullore qe thote “Xhamadani copa copa”…
Gazmend Kapllani eshte shkrimtar dhe gazetar. Aktualisht eshte Fellow i Radcliff Institute ne Universitetin e Harvardit: http://www.radcliffe.harvard.edu