Gjykata e Apelit Administrativ dëgjoi këtë të martë si ekspert Sazan Gurin, i thirrur për llogari të procesit për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.
Eksperti i kërkuar nga paditësit, Instituti i Çështjeve Kombëtare, INA, deklaroi në bazë të studimit të tij se në rast se xhamia ndërtohet në një qendër, sipas tij, të rëndësisë së veçantë, nga fluksi i gati 2 mijë personave në ditë në objekt do shkaktohet jo vetëm trafik, por edhe dëmtim i ambjentit në vendin që quhet “park i mbrojtur”.
Shoqëria civile kërkon që të shfuqizohet një vendim i vitit 2013 për ndërtimin e xhamisë dhe rikthimin e hapësirës në një lulishte, sikurse ishte më parë.
Fillimisht kjo çështje u hap në gjykatën civile të Tiranës, por më pas u kalua për kompetencë në atë Administrative, duke qenë se i referohet shfuqizimit të një akti adiministrativ.

Po keni derguar Sazan Hurin si ekspert e paskeni te fituar meselene…
Nje simbol te fese se sundimit pese shekullor anadollak e kemi ne qender te kryeqytetit tone europian.
Rama ne vazhdim,ka lejuar, po ne qender te kryeqytetit,qe ti beje shoqerise se pares, xhamine me te madhe ne Ballkan te financuar,nga vllai i madh i tij dhe i Saliut,Erdogan.
Nqse nr i atyre qe e frekuentojne xhamine eshte me i larte nga kapaciteti i sotem,ahere shume mire mund te ngrihet nje xhami,ne distance nga qendra,qe te mbrojme te pakten paraqitjen e qendres se Tiranes, si te nje kryeqyteti te gjymtuar europian.
Asnje ´´qytetar´´nuk po shoh ketu,te nxjerre koken dhe te diskutoje,per kete deformim historik te qendres se Tiranes.
Xhamia po perfundon, ju beni gjyqin pas pilafit.