Xhani De Biazi ndodhet në Tiranë.
Ai po drekon diku pranë stadiumit “Qemal Stafa” me presidentin e FSHF-së, Armando Duka, një takim ky që vjen pas festimeve të kualifikimit historik për në finalet e “Euro 2016”.
Trajneri i kuqezinjve u largua në Itali për disa ditë, ku e ndau arritjen mbresëlënëse në karrierë me familjen, bashkëqytetarët e vet, por nuk mungoi edhe në studio të ndryshme televizive dhe në faqe gazetash prestigjioze të fqinjit tonë përtej Adriatikut.
Festa ka mbaruar tashmë, ajo duhet t’ia lërë vendin përgatitjeve për finalet e Europianit 2016, një eksperiencë e re për kuqezinjtë, por edhe vetë trajnerin italian, me pasaportë shqiptare.
Natyrisht, temë e bisedimeve me Dukën është edhe kontrata, që me kualifikimin në “Francë 2016” është rinovuar automnatikisht deri në tetor 2017, por kushtet financiare duhen rinegociuar. Kjo është diçka e pritshme, sepse edhe kërkesat e De Biazit për më shumë para, që të “shkojë më i pasur në Francë”, rrahin në këtë drejtim.
Ka pasur shumë polemika e debate këto ditë në lidhje me këtë problem, por dy personat që do t’i vënë pikat mbi “i” janë takuar sot dhe do të testojnë njëritjetrin, në negociatat që nuk dihet sa do të zgjasin.
Po ashtu, dreka e sotme mes Dukës dhe De Biazit ka lidhje me ekspeditën që do të bëjë shpejt trajneri dhe menaxheri i kombëtares në Francë, për të caktuar në mënyrë përfundimtare hotelin ku do të akomodohen gjatë fazës finale të “Euro 2016”.
Temë e bisedës është edhe vendi ku do të grumbullohet dhe do të stërvitet përfaqësuesja jonë kuqezi, 20 ditë para nisjes së Europianit të vitit të ardhshëm.
Për këto, por edhe mjaft gjëra të tjera, përfshirë këtu edhe miqësoret e pritshme të nëntorit, janë “menyja” e tavolinës së shtruar në një dhomë me oxhak, ku kanë pozuar dy palët. Natyrisht, pjatat nuk janë mbushur ende, si për të thënë se Duka është në dietë…. Në anën tjetër, De Biazi duket se ka oreks.
“Aperitivi” i tyre është një gotë verë e kuqe, së cilës i mungon “tymi i bardhë”. Fundja, jemi ende tek oreksi i palëve, i cili vjen duke ngrënë, ndaj pas kualifikimit në finalet e “Euro 2016”, natyrisht që për trajnerin italian është rritur edhe vëmendja. E të huajve po, e Dukës mbetet të shihet…/ Telesport

u lejoka puro ne ambjentet publike? Ilir Beqja ja ku e ke abuzimin nga zyrtare te larte te shtetit meqenese zbatimi i ligjit duhet te filloje nga ju te paret.
E marr me mënd se sa keq ndjehet i shkreti trajner ngaqë është i detyruar të rrijë me një idiot.Shikoni si qesh,që në pamje duket që është gomar.Vë bast që s’ka lexuar asnjë libër deri më sot.
Mafia ka zene shtetin ne cdo qelize…
Dje Rama na preku kur tha do iki para kohe,aman ore mos e bëj