Xhaxhai masakron me thikë nipin 12-vjeçar

Elton Tafaruci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Palasë të Vlorës, aty ku xhaxhai ka vrarë me thikë nipin e tij 12-vjeçar.  31-vjeçari Jorgo Zani ka masakruar nipin e mitur, Andrea Zani.

Ngjarja është njoftuar pasi në fshat është gjetur një trup pa kokë, që i përket 12-vjeçarit Zani. Hetimet e policisë kanë çuar në një shtëpi ku ishte pikërisht xhaxhai i viktimës, Jorgo Zani, 31 vjeç.

Pas krimit makabër, autori kishte marrë kokën e viktimës dhe ishte futur në shtëpi. Personi i sëmurë është shoqëruar menjëherë në Postën e Policisë në Dhërmi, ndërkohë që ende nuk janë sqaruar detaje të ngjarjes makabre.

31-vjeçari Jorgo Zani ishte shtruar disa herë në psikiatri dhe ishte liruar sërish.

Policia informon: “Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Gjithashtu nga Spitali Psiqiatrik Vlorë, rezulton se shtetasi Jorgos Zani është kuruar edhe në shtetin Grek për vite me radhë”

 

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *