Xhaxhai vrasës kundërshtonte çdo fejesë të mbesës, madje shprehej se do vriste për të

Bledar Lumani

Dëshmi të fqinjëve të familjes Vrapi tregojnë të tjera detaje, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Suk të Fierit.

Ata thonë se autori i masakrës, Bajram Vrapi, e kishte mbesën e preferuar Merushen.

Madje, ai ishte shprehur se për të do të vriste.

“Thoshte se për të edhe do të vriste. Se ajo ishte vajzë shumë e mirë dhe punëtore, mbesa e tij e preferuar”, thotë një nga fqinjët.

76-vjeçari ka qenë kundër fejesës së Merushes edhe një vit më parë.

Ai ka mundur që të pengojë atë, me argumentin se mbesa e tij ishte shumë e vogël.

Bajrami akuzonte prindërit e vajzës se po e torturonin atë dhe do e dëmtonin me një fejesë të tillë./b.l

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *