Xhejms Bejkeri 30 vite më parë, si trupëzim i Mesisë në Tiranë. Kujtime për vizitën e parë të Sekretarit Amerikan të Shtetit në vitin 1991

J L

Xhevdet Shehu

 

Kam lexuar gjatë këtyre ditëve përshkrime të ndryshme rreth kësaj vizite që i bë në Tiranë 30 vite më parë. Janë interesante për t’u lexuar, pasi gjithkush ka përjetimet e tij për këtë ngjarje. Jam i sigurt se po të vizitojë Shqipërinë, Sekretari Blinken, madje edhe Presidenti Biden sot, nuk do të pritet me atë entuziazëm që u prit nga ne Bejkeri 30 vite më parë. Ishte pikërisht ajo vizitë e Bejkerit që i hapi rrugën e pushtetit Sali Berishës dhe PD-së. Sepse ishte një kthesë e papërsëritshme historike.

Unë po e tregoj ashtu si e kam përjetuar. Pak më vonë, pas kësaj vizite, do të kisha fatin të isha korrespondenti i parë i Zërit të Amerikës në Shqipëri. Ndërsa ai që përkthente Bejkerin, ishte dora vetë Elez Biberaj, shefi im i mëvonshëm…

**.

Shumëkush shtron pyetjen edhe sot e kësaj dite se cilat janë arsyet e fitores së Partisë Demokratike më 22 mars 1992?

Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur analistë dhe politologë të ndryshëm, secili sipas mënyrës së vet, duke radhitur faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, ku përmendin gjendjen e rëndë ekonomike në vitet ’80, që çoi në rritjen e pakënaqësisë popullore, luftën e klasave dhe Luftën e Ftohtë, paaftësinë e ish-udhëheqjes komuniste për të bërë ndryshime të thella demokratizuese, faktorin Gorbaçov, përmbysjet në Europën Lindore, ndikimin në rritje të Perëndimit me rrugë e mjete të ndryshme etj., etj. Në mënyrë të pashmangshme, edhe në Shqipëri komunizmi do të kishte të njëjtin fund të palavdishëm si në vendet e tjera të Europës, thonë analistët. Dhe ky konkluzion është i saktë.

Por, veçohet ndërkaq, kontributi që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E, për të kuptuar këtë, mjafton t’i hedhësh një sy të shpejtë historisë së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, sidomos atyre të pas Luftës së Dytë Botërore.

Këto marrëdhënie njohin si ditë të themelimit të tyre 28 korrikun e vitit 1922.

Se si kanë ecur, ngecur e përparuar, këto marrëdhënie gjatë këtij treçerek shekulli, nuk është objekt i këtij shkrimi. Me to janë marrë e merren historianët dhe ata kanë zbuluar faqe vërtetë interesante.

Por, disa momente kulmore të këtyre marrëdhënieve vlejnë të përmenden këtu.

Më 14 nëntor 1946 misioni amerikan largohej gati tinëz nga Shqipëria përmes një deti të egërsuar, ndërsa në fytyrat e diplomatëve pasqyrohej dëshpërimi dhe fyerja … Ata, përfaqësuesit e Amerikës së madhe, po largoheshin të detyruar nga Shqipëria  e vogël, ndoshta edhe me një lloj brerjeje në ndërgjegje, pasi mund të kishin bërë më tepër për këtë vend të prapambetur e për këtë popull të varfër.

(Në Konferencën e Jaltës që u mbajt në shkurt 1945, Tre të Mëdhenjtë e Koalicionit Antifashist – Ruzvelt, Stalin dhe Çërçill, nuk kishin denjuar të diskutonin për statusin e Shqipërisë së pasluftës. Më pas Sekretari i Shtetit, Xhorxh Marshall, e kishte përjashtuar Shqipërinë nga projekti që mori emrin e tij, me pretekstin absurd se gjoja “Shqipëria i kishte dhënë ndihmë pushtimit italo-gjerman të Greqisë  dhe se nuk kishte kontribuar për shkatërrimin e makinës gjermane të luftës”. Ndërsa Qeveria amerikane vononte e vononte vazhdimisht njohjen e Qeverisë shqiptare të dalë nga lufta dhe kundërshtonte anëtarësimin e Shqipërisë në OKB).

Ndoshta shumë gjëra do të kishin rrjedhur ndryshe për shqiptarët në gjysmëshekullin e fundit, në rast se SHBA do të tregoheshin pak më të vëmendshme me Shqipërinë e vogël në vitet 1945-1946…

***

Megjithatë, më mirë vonë se kurrë, thotë fjala e urtë. Në vitet ’90 u hap një kapitull i ri i këtyre marrëdhënieve, pas 45 vjet ngrirjeje…

Akulli u shkri, pra, më në fund. Pritja mashështore që populli i Tiranës i bëri Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker, më 22 qershor 1991, përveçse shënonte fundin e kësaj ngrirjeje të gjatë, ishte dhe demonstrim i kthimit triumfal  të amerikanëve në Shqipëri, si për të thënë se largimi i tyre atë ditë të vrenjtur nëntori 1946 ishte thjesht një incident…

Bejkeri u shfaq si trupëzim i Mesisë për shqiptarët në një moment kritik. Aq shumë entuziazëm ngjalli atë ditë ai në Tiranë, saqë kryeministri i Qeverisë së Stabilitetit, Ylli Bufi, i cili vetëm një javë më parë kishte këmbyer teserën e Partisë së Punës me atë të Partisë Socialiste, në mitingun e madh në Sheshin Skënderbej “u konvertua” në demokrat dhe e përshëndeste popullin me simbolin e PD-së, pra me dy gishtat përpjetë në formën e V-së…

E, Bejkeri deklaroi atë ditë në Tiranë se erdhi në Shqipëri me ftesë të mikut të tij Sali Berisha.

Kjo deklaratë u përkthye kështu te shqiptarët: Ja njeriu që duhet të nxirrni në krye. Kjo është alternativa që ka zgjedhur dhe përkrah Amerika. Kini besim te Berisha!…

Disa muaj më vonë, në fushatën elektorale të 22 marsit, ambasadori Rajerson do të bëhej mjaft i njohur në Shqipëri pikërisht se përkrahu Berishën dhe PD në rrugën drejt pushtetit. Ai ishte shpesh i pranishëm në mitingjet e PD-së përkrah Berishës dhe, edhe kur nuk fliste, vetë prania e tij në tribunë fliste më shumë se ligjëratat.

Ambasadori Rajerson kishte ardhur në kohën e duhur dhe nuk i fshihte synimet. Shqiptarët, sidomos ata që po vinin me nxitim në pushtet, e shikonin si njeri të jashtëzakonshëm dhe e adhuronin si perëndi.

Ndërsa në vitet e mungesës së gjatë të diplomatëve amerikanë në Shqipëri, funksionin e ambasadorit e kishte kryer më së miri Zëri i Amerikës

***

Zëri i Amerikës i ka filluar transmetimet në gjuhën shqipe më 13 maj të vitit 1943, pak më shumë se një vit pas krijimit të këtij institucioni të rëndësishëm që shpejt do të bëhej burim shprese për popujt në kushtet e krizës se përbotshme3). Në atë kohë Shqipëria ishte radhitur në anën e koalicionit të madh antifashist botëror, që kryesohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe.

Megjithë qëndrimin dyshues në fillim dhe armiqësor më vonë të Enver Hoxhës ndaj SHBA, Zëri i Amerikës nuk i ndërpreu asnjëherë transmetimet në gjuhën shqipe (sikurse bëri, fjala vjen, BBC për më shumë se një çerek shekulli në gjysmën e dytë dhe më të egër të diktaturës komuniste).

Dhe kjo, doemos, përbën një arsye të fortë për t’i besuar radiostacionit të madh.

Jalta duhej korrigjuar…

Por edhe rajoni përherë i trazuar i Ballkanit, me probleme të shumta kufijsh dhe çështjesh kombëtare të pazgjidhura, ku padyshim çështja shqiptare dallon mbi të tjerat, me Kosovën e mbiquajtur fuçi baruti, ishte një arësye më tepër që Zëri i Amerikës të emetonte pandërprerje dhe me intensitet valët e tij drejt kombeve ballkanikë. Është kjo arsyeja, ndoshta thelbësore, që midis 47 gjuhëve me të cilat flet Zëri Amerikës (1995), shqipja vazhdon të mbetet midis më të rëndësishmeve, një gjuhë e fortë.

Me një durim shembullor, ditë pas dite e vit pas viti, Zëri i Amerikës si ambasador i jashtëzakonshëm e fuqiplot shëtiste nëpër Shqipëri, nëpër qytete dhe fshatra, pa përfillur censurën dhe izolimin e egër të vendit të vogël komunist, duke rritur vazhdimisht simpatizantët e vet.

VOA ishte një ambasador extra, vërtet i çuditshëm dhe i jashtëzakonshëm. Ai nuk ishte si ambasadorët e tjerë protokollarë dhe hijerëndë që jemi mësuar të shohim apo takojmë rëndom. Për të kryer misionin e tij, ai nuk kishte nevojë për letra kredenciale. Ai ishte një ambasador i etertë, magjepsës dhe shokues, autoritar dhe imponues, i padukshëm dhe i pranishëm gjithandej në të njëjtën kohë. Kufijtë dhe muret e izolimit ishin krejt të papërfillshëm për të. Në llojin e vet ai kishte konkurentë minorenë, aq sa mund të thuhet se nuk kishte rivalë dhe, si i tillë, kishte një autoritet të padiskutueshëm. Ambasadori VOA shfaqej zakonisht mbrëmjeve në kutizat magjike të radiove dhe takohej njëherësh, pa dallim, me burrat e shtetit, intelektualët, komunistët dhe kulakët, ish – ballistët dhe ish – partizanët, krijuesit, punëtorët, argatët e deri me fshatarët e zonave të thella. Dhe në çdo takim extra-ambasadori përcillte kumte me përfytyrime kaleidoskopike të Amerikës e krejt Botës së Lirë. Kam dëgjuar se plot njerëz bënin një përgatitje paraprake, visheshin bukur e kriheshin me kujdes, nergut për këtë takim, ndërsa merrnin një qëndrim gati ceremonial, kur nga kutizat magjike përhapej sinjali i gëzueshëm me fjalët:

-Ju flet Zëri i Amerikës!…

Janë bërë proverbiale plot histori se si shqiptarët e kanë dëgjuar për dhjetra vjet Zërin e Amerikës në mënyrë klandestine dhe se si mjaft prej tyre kanë përfunduar në burg vetëm e vetëm për këtë shkak. Mjaftonte një denoncim anonim, një pohim i thënë në mirëbesim, një pëshpërimë, një ndryshim i vogël në sjellje a në mimikë, domethënë një mosbesim gati i padukshëm ndaj pushtetit dhe… i thoshe burgut “hapu!”. E, megjithatë, Zëri i Amerikës dëgjohej gjithnjë e më tepër nga shqiptarët. Ky është fakt.

Veçanërisht, Zëri i Amerikës është ndjekur masivisht në vitet ’80 dhe sidomos pas vdekjes së Enver Hoxhës. Në kushtet e mungesës së plotë të shtypit opozitar, zëri që vinte nga kontinenti i largët shërbente si një shkëndijë ku mund të varnin shpresat e mëdha ata që ëndërronin dhe lusnin përmbysjen e regjimit komunist. Pas fasadës së informacionit të zbukuruar zyrtar, që fliste vetëm për “suksese madhështore të socializmit dhe për dështimet e kapitalizmit”, lajmet që vinin nga Zëri i Amerikës si dhe nga ndonjë burim tjetër nga jashtë, tregonin anën tjetër të medaljes, atë që manipulonte në mënyrë të rafinuar propaganda e shtetit totalitar.

Në atë kohë ATSH nxirrte një buletin të posaçëm me lajme për Shqipërinë, që ishte tepër i rezervuar. Ky buletin, ku fjalët Lajme për Shqipërinë shkruheshin me ngjyrë të verdhë në krye të çdo faqeje, u shkonte i plotë anëtarëve të Byrosë Politike dhe i shkurtuar anëtarëve dhe kandidatëve të Komitetit Qëndror. E në ato lajme përfshiheshin materialet e Zërit të Amerikës si dhe artikuj e reportazhe nga shtypi perëndimor, gjithsesi diskredituese për Shqipërinë komuniste. Praktika e buletinit të posaçëm vazhdoi deri në prill të vitit 1992.

Por, shqiptarët nuk e kanë ndierë nevojën e atij buletini. Ata dëgjonin drejtpërdejt Zërin e Amerikës, fshehtaz natyrisht, sikurse kishin sajuar kanoçet, (një lloj mekanizmi për televizorët) për të kapur stacionet e huaja në TV, ndërkohë që funksiononin zhurmuesit dhe televizorët e fabrikuar në Durrës ishin të destinuar për të kapur vetëm stacionin e Tiranës. Lajmet e Zërit të Amerikës qarkullonin gojë më gojë. E ka thënë Zëri i Amerikës dhe pikë, thoshnin njerëzit si për të mos vënë aspak në dyshim saktësinë e lajmit që kishin dëgjuar.

Sepse Zëri i Amerikës është zëri i Amerikës!

Megjithatë, në këto lajme ndihej, gjithsesi, mungesa e komunikimit të drejtëpërdrejtë të Zërit të Amerikës me realitetin shqiptar. Kjo vinte ngaqë sistemi i telekomunikacionit në atë kohë ishte mjaft i kufizuar dhe, sikurse më ka thënë një specialist i këtij sistemi, thuajse çdo bisedë me jashtë shtetit kontrollohej. Këtë njerëzit e dinin ose e merrnin me mend dhe nuk mund të rrezikonin kokën me biseda të dyshimta, qoftë dhe me të afërmit e tyre, pa le t’u shkonte mendja të flisnin me Amerikën dhe Zërin e Amerikës.

Në pranverën e vitit 1990 u vendos për herë të parë në Tiranë dhe në tre qytete të tjera centrali automatik me lidhje të drejtëpërdrejtë me jashtë shtetit. (Në Zërin e Amerikës e kemi festuar këtë  si një nga ngjarjet më të gëzueshme, – do të më tregonte më vonë Biberaj. – Sado të përpiqej Sigurimi për të përgjuar telefonat, ishte e pamundur të kontrollonte gjithë numrat me të cilët ne do të kontaktonim në Shqipëri. Kështu që, përveçse do të merrnim informacion të freskët për zhvillimet politike në Shqipëri, do të mund të bënim edhe intervista…)

Dhe është fakt se pak kohë më vonë, në verë të atij viti, u dhanë intervistat e para nga Shqipëria në Zërin e Amerikës. Intervistat e para ishin tepër të guximshme për kohën dhe komentoheshin gjatë në popull, duke i bërë të njohur autorët e tyre. Ndër të parët që kanë dhënë intervista në Zërin e Amerikës kanë qënë intelektualë të fushave të ndryshme me prirje liberale, midis të cilëve Gramoz Pashko, bir i një familjeje me bindje të thella komuniste, pedagog në Universitetin e Tiranës dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike në dhjetor të ’90-ës, si dhe Fatos Nano, ish-punonjës në Institutin e Marksizëm-Leninizmit, i cili më vonë do të bëhej kryetar i PS dhe një nga protagonistët e skenës politike shqiptare. Gjithsesi, të dy ishin njerëz të besuar të regjimit. Në intervistat e tyre konstatohej situata tepër e vështirë ekonomike që mbizotëronte në vend, apo kolapsi ekonomik që propaganda zyrtare përpiqej të mos e pranonte, dhe kritikohej me kujdes drejtimi i centralizuar i ekonomisë, kritikoheshin gjithashtu segmente të veçanta të shtetit dhe ku nënkuptohej tërthorazi çështja e ndryshimeve të domosdoshme (si ato të Europës Lindore). Ende nuk mund të flitej haptaz për përmbysjen e regjimit komunist.

Por, 2 Korriku i Ambasadave i përshpejtoi ngjarjet në mënyrë të paparashikuar. Pastaj në tetor ikja e Kadaresë… Në Zërin e  Amerikës u shpeshtuan intervistat nga Shqipëria, Kosova dhe vendet perëndimore ku kishin emigruar refugjatët e korrikut. Të rebeluarit, pra ata që guxonin të flisnin te Zëri i Amerikës, jo vetëm ishin shtuar mjaft në numër, por u ishte shtuar edhe guximi. Të gjitha shigjetat e sulmeve të tyre drejtoheshin lart, tek ish-udhëheqja komuniste dhe, ndonëse ndihej kërcëllitja e dhëmbëve koridoreve, në fakt asnjë masë drastike nuk u muar ndaj atyre që flisnin kaq hapur kundër regjjimit, çka tregonte më shumë se tolerancën, afrimin e fundit të atij sistemi.

Morsa e diktaturës ishte dobësuar së tepërmi.

Megjithatë, Biberaj ishte i kujdesshëm. Sikurse më kanë thënë disa prej të intervistuarve, Biberaj interesohej edhe për pasojat dhe i pyeste se në rast se ndonjë nga pyetjet u hapte punë, d.m.th.  i rrezikonte, mund të mos i përgjigjeshin ose ta hiqnin. (Këtë vëmendje dhe kujdes të tij do ta provoja edhe vetë kur fillova të bashkëpunoja me të dhe më pas në momente të veçanta të situatave të tensionuara në vend).

Në vitet ’80 pra, Zëri i Amerikës i rriti në mënyrë të ndjeshme dëgjuesit në Shqipëri, duke bërë dhe një ndryshim të madh cilësor të programeve, duke i sjellë dhe përshtatur ato me realitetin shqiptar, por edhe me shqipen letrare.

Pikërisht në këtë periudhë ndodhi kapërcimi i madh nga Zani i Amerikës te Zëri i Amerikës.

Në Zërin e Amerikës (ndryshe nga radio Moska, ku përgjithësisht flisnin rusë që kishin mësuar shqipen), tradicionalisht kanë punuar njerëz të mërgatës shqiptare në Amerikë, ish-refugjatë ekonomikë të kohës së paraluftës dhe, me pas, në shumicën e rasteve ish-të arratisur politikë nga Shqipëria dhe Kosova. Në këta të fundit bënin pjesë ish-të përndjekur politikë të regjimit komunist (të cilët kishin mundur të integroheshin edhe në struktura të veçanta të shtetit amerikan) dhe që, të gjithë së bashku, me propagandën e emetuar nga Zëri i Amerikës, mbajtën të gjallë shpresën e përmbysjes e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Elez Biberaj, pjesëtar i kësaj mërgate, megjithëse nuk kishte qenë asnjëherë në Shqipëri para ndryshimeve të vrullshme të dekadës së fundit, ishte më pranë realitetit shqiptar në kohë, ndryshe nga kolegët dhe paraardhësit e tij, pasi ai dukej se ndiqte me vëmendje dhe hap pas hapi çdo zhvillim dhe nuancë të politikës shqiptare, nëpërmjet lidhjeve të shumta që kishte ose krijoi gjatë punës në Zërin e Amerikës, lidhje që ai i zgjeronte vazhdimisht. Kam konstatuar se ai është një nga lexuesit tepër të vëmendshëm të shtypit shqiptar prej vitesh si dhe i literaturës politike që botohej dhe botohet në Shqipëri.

Por, Biberaj i njohur në Shqipëri do të bëhej në mënyrë të veçantë me një sërë intervistash që mori në fillimin e proceseve demokratike.

Në rritjen cilësore të programeve të Zërit të Amerikës, sidomos  për situatën në Shqipëri, mendoj se ka ndikuar pasurimi i këtij radiostacioni me emra dhe zëra të rinj. Në mesin e viteve ’80 mërguan në Amerikë e filluan punë atje motrat Islami, Isabela dhe Zamira,  si dhe Astrit Lulushi, arratisja e të cilëve nga Saranda nëpëmjet kanalit të Korfuzit, bëri bujë të madhe atëherë në Shqipëri. Në fillim të viteve ’90 ekipit të Uashingtonit iu shtuan Ilia Therecka, ish i përndjekur politik i regjimit komunist për një kohë të gjatë, si dhe Arben Xhixho e Ilir Ikonomi, ish-gazetarë të Radio Tiranës, të cilët shkuan legalisht për të punuar në zyrat qendrore të seksionit të gjuhës shqipe të Zërit të Amerikës. Ndërsa para këtyre të fundit, kishte filluar punë një korrespondent në Tiranë, të cilin e pasoi caktimi i korrespondentëve edhe në Prishtinë, Shkup dhe Beograd…

Zëri i Amerikës pra, nuk mund të shihet kurrsesi i shkëputur nga faktori Amerikë në tërësi, për proceset që ndodhën në vitet ’90 në Shqipëri.

Në krye të koalicionit të madh Perëndimor, Amerika udhëhoqi me sukses për mbi katër dekada Luftën e Ftohtë, duke triumfuar mbi bllokun lindor komunist me ish-Bashkimin Sovjetik në krye. E, para se të “dorëzohej” Shqipëria e vogël buzë Adriatikut, ishte “shembur” Moska, e mbiquajtur “Roma e Tretë”.

Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, Amerika u ndodh e vetme në udhëheqje të Botës. E këtij udhëheqësi të fuqishëm paskëtaj do t’i bindeshin të gjithë…

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Share This Article
20 Comments
  • Po te kishe ndjeke PRRALLAT e “Xhejms Bejkerit 30 vite më parë”, un ende do te ishe ne Shqipni.

  • USA ishte ne Shqiperine diktature te para 1990 si imazhi i mrekullise lirive, si simboli i demokracise. Pritja qe shqiptaret i rezervuan James Baker ne 1991 e vertetoi kete. Kurre asnje zyrtar amerikan nuk eshte pritur ne ndonje qoshe globi ashtu si Baker ne Tiranen e para 30-viteve!
    Por a eshte USA realisht simbol Demokracie a eshte simbol Konjukture?
    Pinoceti, Ortega, Gadafi, Sadam Husain, Osama Bin Laden, Fosteri e Jan Smithi ne Afrike kane qene beniamine te USA para se te etiketoheshin diktatore prej saj me pas!
    USA pra Demokraci a Konjukture, faktet flasin per te dyten.
    Ky fakt provon

    • ….dhe kjo eshte arritja me e madhe qe kemi bere si komb!!….e nisen saleh vicidol barbarin te na antaresonte ne konferencen islamike, i beri punet e NDYRA me se miri dhe si perfundim i’a dhien salehut me gjak turku se kishin pregatitur manekinin tjeter me gjak dobici edvin poturexhiun qe do ta conte ne vend amanetin e atyre “burrave te shtetit” apo birave te kurvave qe duken ne ate miting…..dhe ja ku jemi….perseri ajo Europa na e ka fajin…..ne jemi anetare te denje te bashkimit aziatik!!…..krahe per krahe me provincen eksperimentale,…. perjetesisht!!

  • Ky i dha drejtimin e duhur Saliut.Ne urdherat e tij ishte dhe:
    Dua te perseritet eksodi i madh i pushtimit te perendimit te Eger nga Eurpjanet.Leshoi dhe ti Sali ne gjithe Shqiperine njerezit nga Jugu e Veriu e le te pushtojne tokat se tokan eshte e zotit,e pronaret le te marin noc rokun.Ma ploteso kete deshire qe te kujtoj dhe une si te paret e mij pushtuan prona,te popujve autoktone te Amerikes. DHE DESHIRA U PLOTESU,MIJERA NJEREZ U VRANE E PO VRITEN QE BEJKERI TE KUJTONTE SI NJEREZIT E TIJ PARA 200 VITEVE U BENE TE PASUR ME GJAKUN E INDIANEVE.
    Ligji i pare ne gjithe kushtetutat e botes eshte; Prona eshte e shenjte,e blere,e trasheguar dhe gezon ai qe e ka,ENVER Hoxha i la te gjitha tapite pa prekut,e secili kishte pronen e vet,por SALIU E NANO,E PARLAMENTI I ZI VOTOI; LIGJI N E LENINIT,TOKA I TAKON ATIJ QE E PUNON…..Kjo pra ishte e mira e Bekerit per Shqiperine,kjo ishte strategjia e shkaterimit,e djegjes dhe grabitjes se prones qe u krijua me gjak e djerse per 40 vjet.Dhe Bejkeri ne fund ju tha shoqeruseve,ne aritem qellimin qe kishim per 50 vjet,tani le te hane koken.Mundohu te argetosh te tjeret per gjera qe nuk te interesojne aspak.Tung.

    • Dua te shtoj dicka ne komentin e komentuesit ” Izvori ” : :Enver Hoxha shtetezoi te gjithe pronat feudale te bejlereve , agallareve dhe bajraktareve qe ua kishte dhuruar me ferman vete Sulltani i osmanlli , per sherrbimet e vyera qe ata i kishin bere , jo vetem ne dem te popujve te tjere , por ne radhe te pare , ne dem te kombit shqiptar .
      Te kerkosh pronat qe te ka dhuruar sulltani , mua me duket nje padrejtesi e madhe ndaj gjithe shqiptareve . Reforma agrare , e kryer ne vitin 1946 nuk ishte reforme me karakter komunist , por reforme me karakter te thelle demokratik , si e tille ajo u pershendet edhe nga vendet e Perendimit ne ate kohe .
      Te permbysesh nje reforme te tille demokratike , sic kerkohet nga disa qe humben favoret e falura nga Sulltani , eshte si ti bashkohesh turmave anadollake qe ulerijne ” Dum Baben ” !

  • Xhevdet !
    Unë nuk të quaj ty djalë të keq , por ama , optika jote për ato që shkruan ka deformime nga realiteti , e vërteta nuk është ajo që ti e idealizon Zërin e Amerikës me personazhe tendenciozë , antidemokratikë e antishqipëtarë , tip Elez Piperi , me njerëz që mllefi antikomunist i pengon të jenë demokratë .
    Horrat , gangsterrët , perversët , maskarenjtë antikomunistë në thonjëza , u mbështetën nga Elez Piperët e Amerikës dhe si rezultat kemi Shqiperinë e sotme të mjerë , që nuk dihet kur do ta marrë veten dhe a do ta marrë ndonjëherë .

    Amerika e sotme po , kjo është një Amerikë tjetër ndaj Shqiperisë, Amerika e vërtetë , adekuate, siç e mendonin dhe e dëshironin shqipetaret .

    Rrugaçët tanë , gangsterrët tanë gjoja antikomunistë , u tallën me shqipetarët dhe me Amerikën këto 30 vjet .

    Siç duket , kësaj gjëndje i erdhi fundi .

    Të falënderoj Amerikë , më mirë von se kurrë !

  • Pritja e Beker ishte rezultat i informimit ose dezinformimit të Elezoviq Biberoviq dhe banditat rreth tij dhe jo se populli vuante liritë dhe të drejtat sidomos ajo e punës

  • Sali Berisha deklaroi se Naftën e shqiprisë e dërgoi për fermerët kosovar ,kështu tha Saliu .Sa për sugjerimet që kan miopët se Sali Berisha është patëriot ,Amerika ka nxjerr në dritë skandalet e tijë ,se, nafta shqiptare nuk ka shkuar për fermert kosovar ,dhe ky justifikim është shumë i dobishëm për kukulla kuislinge në duart e armiqve të popullit shqiptar nga dy anët e kufirit që kurdisen e çkurdisen sipas interesit kur shpallen non grata.Unë jam mbështetur në fakte e disa shkrime të gazetës amerikane “The New York “,Times në v. 1995 E CILA KA TREGUAR ME DETAJE se si S.Berisha ka punuar për Serbët ,përveç tankeve furnizoi dhe avionët e Millosheviçit me karburant ,kjo është arsyea kundër pavarsisë së kosovës ,q[ Hashim Thaçi ja trego hapur se berisha përveç kësaj Berisha është përgjegjës për vrasjen e Ali Ukajt ,u eleminua se do të publikonte të vërtetën e vrasjes Rremzi Hoxhës ,furnizimin e Milosheviçit me karburantë dhe gjithë zingjirin e vrasjeve të djemve të mbi 200 tropojanve,she ushtarve të UÇK-së që kërkonin ndihma nga shteti amë -shqipëria.Këto jan dekomentat e SHBA-së që demaskoi Sali Berishën ,dhe dyshimet e mardhanjeve me Milosheviëin për minimin e pavarsisë kosovës.Prandaj SHBA -ja shpalli non grate familjen mafoize Berisha ,por dhe deputet të parlamentit shqiptar që ndëshkon sheikët e gjirit Lalëzit përfshi pas veshit e ka edhe Ilir Meta ,familje mafioze ,bashkë me Monkën .Ka nxjerr në dritë skandalet e Ilir Metës që shmangu ligjin dhe futi në kaos sistemin e drejtësisë ,pra bien alibitë e Ilirit se punon për reformën.

  • Ke shkruar vetëm gjëra të mira z. Shehu. Nuk ke thënë që ndrimi nga një sistem të centralizuar ekonomik në ekonominë e tregut kapitalist në Shqipëri u bë duke shkatëruar ekonominë, ndryshe nga Polonia, Çekia dhe Hungaria. Për këtë çështje ka « meritën » e vet edhe Elez Biberaj, si ideatori i veprimeve në atë kohë. Amerikanët e kuptuan me vonesë që Berisha, që ata përkrahën, ishte një monstër, deri sa e shpallën Non Grata. Njerëzit më të korruptuar janë pikërisht ata që veshën pardesytë e bardha dhe hiqeshin si demokratë.

  • DITA: Falnderoi Xh.Shehun që na kujton historinë tonë me AMERIKËN,dje dhe SOT.
    -Nuk e dija që Xh.Bejkeri është ftuarë nga SaliSërbi(agjent i UDB që në 74) të vinte në Shqipëri.Ne dimë që Amerika kërkonte rrëzimin e KOMINIZMIT në Shqipëri si vëndi fundit që po rrezistonte në gjithë lindjen.
    -E kemi dëgjuarë Tropojanin Elez Biberaj për 50 vjet që sulmonte Komunizmin dhe E.Hoxhën.Se ky njëri në “zërin e Amerikës” përçoi dashurinë e Albanezve për Amerikën.Dhe besoi E.B e rekomandoi Sb në krye të PD në 92.Dhe Ramiz Alia i dha OK.
    -Por,siç duket Amerika e kohës nuk gjeti njeriun e duhur për të rrëzuar Komunizmin në Shqipëri.Pasi ky..bashkë me ujin e qelbur hodhi dhe foshnjën në tualet..!
    -Ne dim se Xh.Bejkeri tha: ” Ne do ju mësojmë se si zihet PESHKU,por Atë duhet ta zini vetë..” Ose..” Ne do ju ndihmojmë dhe ju do administroni..” Lind pyetja: Kush e polli teorin “SHOCK” dhe “ÇEKUN E BARDHË” me të cilat S.Berisha,G.Pashko dhe A.Hajdari shkatërruanë,Vodhën,Tjetërsuanë pasurinë Kombëtare të 45 viteve të mbi 350 mild.$ ?? A nuk i shihte këto Ambasadori RAJERSON i ardhur posaçërisht nga Beogradi dhe që i shkonte pas S.Berishës deri në tuilet..!?
    -Siç duket Amerika e ka kuptuarë se S.Berisha u doli DOBIÇ.Ndaj e shpalli non grata.Por është von.
    -Duke ditur se tek ne nuk ka e nuk do ketë DREJTËSI për popullin sa të jetë Sb mbi dheee,Athere DASH duhet ta çoi deri në fund shëmbjen politike të Sb.
    -DASH duhet ta arrestoi Sb dhe dërgoi në HAGË.Ndryshe në Shtator të kthei NATON në Shqipëri.Pasi Sb i mbështetur nga jashtë..do shpalli L3B me pasoja të rënda për popullin.Ndaj 90 % e popullit i ka syt nga Amerika.O sot o kurrë.
    -FLM DITA,XH.SHEHU

  • Mbrapa Bejkerit , eshte njeriu me i urryuer per shqiptaret , me krimineli, spiuni i UDB – se , Elez Biberaj i cili njihej mire nga amerikanet , por qe ne ate kohe kishin marredhenie shume te mira me Beogradin .

    • Ku po shko aq larg or Shtrigu te shohesh ate qe paska patur marrdhenie shume te mira me Beogradin para 30 vitesh!
      Plasi syte or Shtrigu dreqit dhe shih sot kete Ramen qe ka marrdheniet me te mira me Beogradin qe nga koha Enverit ne 1945, apo nuk i shkoi Vucicit ne dere pas 70 e ca vitesh mungese te nje kryeministri shqiptar ne Beograd .

  • Ky Bejkeri intervisten e pare qe dhe ne shtetin amerikan, ishte qe ne shqiperi cdo gje ishte gri dhe e zeze. njerez qe vishnin kepuce te zeza pantallona gri dhe kemisha te bardha i thenshin. Edhe pallatet tha qe ishin te gjitha gri. Ishte nje shtet me gjyre gri.

  • Do te kujtohet gjate ajo pritje qe i bene Shqiptaret Bejkerit te gjithe e kujtojme, shpresa ishte e madhe se do te ndertohej nje shtet demokratik, por çfar beri Berisha pasi atij ekzaltimi, propaganda e tij ishte sikur Bejkeri kishte ardhur per komunistin ekstrem Berisha e jo per popullin shqiptar i dale nga diktatura. Saliu ndoqi rrugen e enver hoxhes se 44-45. Perçau popullin dhe i ndau ne dy pjese, shqiptaret,, nje pjese sipas propagandes se tij gjoja komuniste dhe pjesa tjeter e kulluar sipas propagandes se tij gjoja demokrate. Kultivoi gjuhen e urrejtjes ne vend qe te bashkonte popullin,te mendonte per ekonomine e rrenuar dhe gjetjen e bashkepunimit te sinçerte per ndertimin e shtetit demokratik me aleatet properendimor. Pasi perçau popullin me propaganden e ndyre mashtruese me dy gishta liri demokraci, filloi vizitat dhe aleancat me shtetet e lindjes se larget,me keq se enveri me BS dhe Kinen, konkretisht me indonezine, katarin, Dagestanin,Azerbaxhanin,Pakistan,iran,etj, dmth me kundershraret e shteteve demokratike, ndonese populli nuk kishte informacion dhe s’kishte idene se çfar po bente ky personazh idiotesk. Megjithese populli shqiptar u dynd ne greqi, ai propogandonte mardhenie armiqsore me greket, si ne kohen e enverit, madje enveri ishte i kujdesshem, here pas here edhe i pershendeste greket. Kulmi i perçarjes arriti me 26 maj te 96 dhe me ngjarjet e 97. Por ketu mendoj ishte edhe fati i tij personal, por fat i keq per popullin, pasi i vuri flaken shqiperise dhe e turullosi popullin,humbi si ujku ne mhergull. Megjithese humbi ai u ringrit per shkak te perçarjes qe kishte arritur dhe korrupsionit anarkik ne te gjitha hallkat e vendit. Prandaj per te mos vazhduar me gjate, amerikanet per pabesine qe ai i ka bere popullit shqiptar dhe aleateve e kane retushuar dhe jane distancuar totalisht.

  • Vendosja e Berishes ne krye te “Demokracise” nuk ishte veprim aksidental, por veper e kombinuar e amerikaneve dhe antishqiptareve vendas e te huaj, perfshi Biberajn e famshem me shoke. Pas tridhjete vitesh, “limoni Berishe” u shterr se shtrydhuri, ndaj SHBA, siç ka veoruar ne Irak, ne Libi, etj me Sadamin dhe Kadafin, ashtu do te veproje edhe me Berishen: Fillon me “non grata”, duke i lene nje dritare te hapur, ku Saliu mund te “avulloje” diku; dhe nese nuk bindet, atehere ka dhe menyra te tjera manjanimi nga politika. Ne vend te Saliut, tashme SHBA ka pergatitiur kontigjente te tjera, te cilat do te mbajne drejtimin e “anijes” sone te vogel, me Kapiten real “Daj Samin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *