Ai është një ndër personazhet më të njohur të filmave, pavarësisht nga aktorët e shumtë që i kanë dhënë jetë. Aston Martin, femra të bukura dhe kazino. Këta janë tre elementët që e rrethojnë kudo agjentin 007, Xhejms Bond. Në sagën e shkruar nga Ian Fleming, kazinoja qëndron në bazë të subjektit. Jo një kazino çfarëdo, por Estoril, në Portugali. Pikërisht në një nga tavolinat e kësaj kazinoje, Fleming pa për herë të parë agjentin që e frymëzoi të shkruante sagën, Xhejms Bondin e vërtetë. Ai quhej Dusko Popov.
I lindur në Serbi në një familje të pasur, Dusko Popov studioi në Gjermani. Një i ri demokrat që më pas u angazhua me nazistët, Popov nisi të punonte njëkohësisht edhe për anglezët. Si shumë kolegë të tij, (përfshirë edhe vetë Fleming, që atëherë punonte për llogari të mbretëreshës), Popov e gjeti veten nw Cascais (në periferi të Lisbonës), një vend i konsideruar si kryeqyteti i spiunëve. Filonazistët e kishin bazën në hotel “Atlantik”, ata të Aleatëve në hotel “Palacio”, në barin e të cilit mblidheshin të gjithë. Popov kishte pseudonimin “Triçikli”, për shkak të pasionit për trekëndëshat dashurorë. Femrat që bënte për vete i çonte në baret e restorantet me pamje nga oqeani. Më pas, argëtohej në “Estroil”, në atë kohë kazinoja më e madhe në Europë.
Një natë, Fleming e pa Popovin duke luajtur të gjitha paratë e misionit, 38 mijë dollarë (më shumë se një milion dollarë me vlerën e sotme). Duke luajtur blofin, Popov arriti të mposhtte kampionin e tavolinës, episod që do ta vendoste në faqet e Casino Royale, të cilin Fleming e shkroi duke u frymëzuar pikërisht nga ky moment.
Më pas, Popov u zhvendos në Nju Jork, në hotelin “Waldorf Astoria”. Që ditën e parë bleu me paratë e nazistëve një Buick me tapiceri të kuqe. Tashmë ai punonte për amerikanët, por jeta e tij prej playboy nuk i pëlqeu CIA-s dhe shefit të saj, Hoover, i cili (sipas thashethemeve të përhapura nga vetë Popov) nuk e përfilli informacionin e plotë mbi sulmin e pritshëm të japonezëve në Pearl Harbour, të cilin Popov e kishte marrë nga gjermanët.
Pas luftës, Popov mori nënshtetësinë britanike. Vdiq në vitin 1981, në moshën 69-vjeçare, në vilën e tij në Costa Azzurra, duke lënë pas tre fëmijë dhe bashkëshorten Jill, një suedeze 30-vjeçare që do të kishte shkëlqyer përkrah të gjithë atyre që kanë luajtur rolin e tij në filma.
Imagine playing a proper game of blackjack while waiting to all your dentist date. Is actually not why could have be shipped with the involving top 10 online games for casino players.