Xhelal Mziu i Kamzës akuzon Prefektin Vorpsi: Racist krahinor

redaktor

Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi anulon vendimet e Këshillit Bashkiak të Kamzës në kundërshtim me ligjin. Akuza bëhet nga Bashkia e Kamzës dhe kryetari i saj, Xhelal Mziu i cili thotë se Vorpsi është njeri politik që vepron me inate dhe me parime raciste krahinore.

“Prefekti i Tiranës bllokon punën e bashkisë Kamëz në kundërshtim me ligjin. Pa asnjë argument Prefektura Tiranë nuk miraton vendimet e Këshillit Bashkiak të Kamëz, të dala në mënyrë kolegjiale me votën e lirë të këshilltarëve dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo kundërvënie institucionale e padrejtë e z.Vorpsi çon në bllokimin e punës së institucionit të Bashkisë Kamëz.” Kështu shkruhet në një deklatarë për mediat të bashkisë.

“Të gjendur në këtë pikë komunikimi me institucionin e prefekturës konstatojmë se ai është kthyer në një militant partie në shkelje të ligjit dhe kushtetutës duke përdorur çdo instrument për ta bllokuar veprimtarinë e bashkisë Kamëz dhe për pasojë duke krijuar kosto sociale për qytetarët dhe por dhe duke treguar racizëm politik e krahinor. I sugjerojmë Prefektit të Tiranës z.Vorpsi të lërë mënjanë ndasitë politike dhe ligji të jetë primar në marrëdhëniet institucionale”, përfundon deklarata e Bashkisë Kamëz.

Share This Article
1 Comment
  • NJE KATUNDAR AKUZON NJE “PROVINCIAL” !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *