Xhelal Mziu i vë rrulin Kamzës

Dita

Kamza mbetet një nga bashkitë që ka shënuar ritmet më të larta të rritjes së popullsisë, kjo edhe si pasojë e lëvizjes brenda vendit.

Kjo ka zgjuar interesin e partive politike për të marrë sa më shumë vota. Xhelal Mziu, i cili është prej dy mandatesh në krye të Bashkisë së Kamzës, rrezikon që t’i hapë rrugë Asllan Dogjanit. Ish-deputeti socialist ka nisur tashmë garën brenda strukturave të PD-së për të garuar në këtë zonë.

Kjo ka bërë që brenda strukturave të PD-së të nisë edhe një luftë e brendshme për zgjedhjen e kandidaturave.

Menjëherë pas bërjes publike të lajmit se Dogjani ka shpallur kandidaturën për të garuar si kandidat i PD-së, Xhelal Mziu ka nisur inaugurimin e një sërë rrugësh në Kamëz, ndërsa nuk ka ngurruar që të drejtojë vetë një rrul.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *