Ai duket sikur qëndron gati, përpara kompjuterit, sa herë ai, i madhi, Sali Berisha, poston diçka në Facebook. Kryetari i bashkisë së Kamzës është ndër të parët që e pëlqen statuset e tij. Madje, pothuajse në të gjithë rastet, ai i shpërndan postimet e ish-kryeministrit edhe në profilin e tij në rrjetin social. I kthen përgjigje të gjithë atyre “miqve” që i shkruajnë dhe e urojnë për çdo gjë të mundshme. Se këto kohë ka patur edhe “sebepe”, është bërë… “Doktor”. Madje, edhe një foto të re të vendos Mziu në Facebook, do të ketë pas saj, komente të tipit: “I madh, e ke bërë Kamzën Nju Jork”, e kështu me radhë. Në fakt kanë të drejtë, e kam bërë! Emrat e rrugëve në qytezën e Kamzës të “shëtisin” në të gjithë botën…

Dhe Ju gazetare te “DITA”-s, keshtu po mendoni se po ironizoni “MZATIN” ?. Nese mendoni keshtu jeni gabim , se i fituar ne rastin konkret eshte “MZATI” dhe te ironizuarit jeni Ju qe merrni mundimin dhe botoni artikuj per ket far……. Hajt tung.