Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka shtruar iftar me rastin e muajit të Ramazanit. Duke dashur të imitoj një pjesë të mirë të zyrtarëve të shtetit, duke filluar që nga kreu i shtetit e deri tek ministra e po ashtu kryetarit të Partisë Demokratike dhe të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, këtë gjë e bëri edhe Xhelali. Në njoftimin e postuar në Facebook nga vetë Mziu thuhet se të ftuar në këtë iftar ishin besimtarë të të gjitha xhamive të qytetit, përfaqësues nga pushteti lokal, personalitete nga Kamza dhe më gjerë.
Kryetari i Bashkisë, e nisë kështu fjalimin e tij: “Më lejoni fillimisht që t’ju falënderoj që pranuat ftesën për të ardhur në këtë iftar! Jemi në netët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të cilat janë edhe më të vlefshmet, ndaj dhe unë shfrytëzova këtë rast për të ndarë këtë iftar me qytetarët besimtarë të qytetit tim, Kamza, të cilët dua t’i uroj dhe t’i përgëzoj për sakrificën e tyre vetëmohuese dhe përkushtimin e tyre gjatë ditëve të këtij muaji të shenjtë”,-është shprehur kryetari i Bashkisë. Nejse, si shumë gjëra false që ka bërë në këtë qytet, nuk mund ta paragjykosh për këtë festë që ka organizuar, por ajo që na bie në sy është fakti se në darkën e shtruar për besimtarët nuk gjendet asnjë… femër. Me sy të lirë e kemi të vështirë të dallojmë ndonjë fytyrë gruaje. Po si mo kryetar, vetëm burrat agjërojnë e besojnë në Kamzë, nuk paska një femër qoftë edhe në mënyrë simbolike ta marrësh e ta kesh të pranishme në atë iftar. Kur do i afron femrat ti kryetar… po kur do ama!
urime dhe jete gjate liderit historik inshallah se fusin ne burg dhe do behet profet i krahines tuaj
Ku eshte llogjika e ketyre iftareve qe paguen nga taksapaguesit nuk e kuptoj.
cuci: E pash ne trupin tuaj cfar i urove personit ne fjale.Nje burri qe eshte mu.liman i mire nuk duhet te flasin si nje taleban.