DËNIMI / Xhelali: Vendimi është politik, i paracaktuar në zyrat e Edi Ramës

redaktor

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Miziu ka reaguar pas vendimit të sotëm të gjykatës që e  dënoi me 2 vjet burg. pPërmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Mziu e ka cilësuar dënimin e tij një vendim politik të paracaktuar në zyrat e Edi Ramës, synimi i të cilit sipas tij është marrja e Kamzës.

“Synimi i tij është marrja e Kamzës, dhe meqenëse me votë e ka pasur dhe e ka të pamundur, atëherë Edi Rama ka futur në veprim çdo instrument, edhe në shkelje të ligjit, për të shmangur garën e rivalitetin.

Vendimi i sotëm është marrë në kushtet e një presioni të paprecedentë politik. Vetëm një ditë më parë, përfundimet e këtij vendimi u lexuan nga numri dy i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Parlament. Shpifës Balla haptazi kërkoi nga Kuvendi që gjykata sot të më dënonte me çdo kusht.

Ky vendim, një ditë pas pretencës së bërë nga mazhoranca në seancën plenare, u komentua sot në mënyrë festive nga Edi Rama, nga selia e Partisë Socialiste.

Rama foli me një kënaqësi perverse si për të thënë që e hodha hapin e parë drejt Kamzës.

I ndikuar politikisht, i diktuar ka qenë procesi ndaj meje që ditën e parë.

Ka nisur me urdhër politik përndjekja ime dhe përndjekje ka qenë në çdo moment, pasi për asnjë çast nuk ka pasur proces të rregullt ligjor”, thotë Mziu.

Ai e ka cilësuar akuzën ndaj tij qesharake dhe pa asnjë argument ligjor, duke shpjeguar edhe faktin pse sipas  tij ky proces është një farsë.

“Ia vlen të theksohen 3 momente që e nxjerrin zbuluar dhe farsë këtë proces.

1-Nuk ka asnjë dëm ekonomik, nuk është shpenzuar asnjë qindarkë publike, pra nuk ka asnjë pasojë.

2-Kompania që ka bërë kallëzimin penal nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentat e kërkuar nga ligji për lidhje kontrate.

3-Për sa i përket aplikimit të taksave lokale, vetë prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj meje për të njëjtën akuzë për taksën e vitit 2014. Çfarë do të thotë se vetë Prokuroria e ka rrëzuar këtë akuzë”, thotë Mziu, i cili e përfundon deklaratën e tij duke thënë se: “Kontrata që kam me banorët e zonës time është e pathyeshme, e pamundur të cenohet nga Edi Rama dhe urdhrat e tij politikë”.

Share This Article
6 Comments
  • Ahaaahaaaa o katnar, o look operatic is to I Bin Dishes. Shko mere tufen me bageti, fyellin she ciftelin e shko ne bjeshk. Kur felt edhe my viktima per prices politik!!!! Ahaaa mos ngelte tjeter mashkull ne bote. Ptu rrace muti.

  • Ketu zhelali ka te drejte, se po te shohesh edhe komentet e nje viti rrjesht, i sulen Edi Rames, pse po i le kaq gjate vrasesit dhe hajdutet e shpellarit berisha.
    Pranda o Mzat, eshte e vertete qe urdhri vjen nga Edi Rama, se ne prandaj ja dhame voten dhe Edi megjithese me pak vonese, po ben ate qe ne populli i kemi kerkuar, nganjehete edhe jemi nervozuar, qe seren tende, e le te livadhise.
    Or zhelal, prandaj behen zgjedhjet, se kur nje qeveri nuk ben ato qe premtoi, ose me keq vjedh edhe vret, populli ja jep voten nje tjetri, qe ti vere gjerat ne vend dhe qe te vihet drejtesia e munguar, duhet ty dhe shume te tjere, ti hudhim ne dhomen e pederasteve, ne burg, te pakten ti bejme nder hamshoreve te uritur.

    • Çuditërisht të gjithe hajdutët e futur në politikë kur akuzohen thonë se ja u fut politika! Kjo vërteton saktësisht se ata e dinë më mirë se ne që politika është fole grerëzash! Kur ta fut politika ha kikirika dhe bjeri daulles zhelal? Tung zhelë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *