Xhelali ka fiksim Silvio Berluskonin

redaktor

Xhelali e ka fiksim të përsërisë çdo ditë në Facebook së është duke inspektuar rrugën “Silvio Berluskoni” në të cilën, sipas tij po bëhen disa punime.  Ndërkohë që mësohet se në seancën e radhës te Krimet e Rënda, ditën e djeshme, ai nuk është paraqitur, por është përfaqësuar nga avokati i tij (akuzohet për abuzime me tendera rrugësh). Me siguri ka qenë duke inspektuar për të gjashtën ditë radhas rrugën. Ose e ka merakun me emrin që mban ajo. Ndoshta do që t’i ngjajë personazhit, në fakt ka tentuar. Ju kujtojmë këtu mesazhet me “Shamikuqen” !? Fjalia e tij e parë në rrjetin social mbi aktivitetin e ditës fillon kështu “Inspektova sot punimet në rrugën “Silvio Berluskoni” në lagjen Frutikulturë. Kjo rrugë, me gjatësi më shumë se 1 km, lidh rrugën “Skënderbeu” me rrugën “Liria”, duke qenë kështu një segment rrugor nga më kryesorët, mjaft i rëndësishëm”.  Çfarë lidhjesh, Berluskoni, Skënderbeu… vetëm në Kamzë gjenden!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *