Xhelali mbjell pemë për Berishën

anazapta

Xhelal Mziu i kthehet punës dhe këtë herë me lopatë në dorë. Ai, ditën e djeshme ka marrë pjesë në një aksioni të organizuar nga vetë bashkia që ai drejton për shtimin e hapësirave të gjelbra dhe rritjen numrit të pemëve të mbjella jo vetëm në rrugë, por edhe në lulishte, si dhe hapësira të tjera publike. Xhelali, shumë mirë e bën që e gjelbëron qytetin, të cilit nuk i dihet fillimi dhe as fundi, por ajo çka të bën përshtypje është simbolika që ka zgjedhur. Ai e ka nisur mbjelljen e pemëve në Bulevardin… “Berisha”. Ajo çka është më qesharakja, është se ai fton të gjithë ata që mbështetën dhe besuan në pafajësinë e tij dhe se arrestimi ishte politik, të mbjellin një pemë në nderim të mbrojtësit të tij dhe të drejtësisë, Sali Berisha… në Bulevardin e Kamzës. Gjithçka është Made In Mziu.

Share This Article
2 Comments
  • Po bravo i qofte ketij ordineri qysh se e lane te lire, dhe tani kapardiset prape, REMARK , thote “asgje e re nga perendimi”, asgje dhe kjo qeveri , i arreston me disa akuza dhe me ne fund dalin te pafajshem, sepse dorzojne parate, mjere populli.

  • Mos jane qeparise ato peme? Po ato mbillen ne sinore varrezeash. A mos valle po mbjell kete peme.. e po o ndjell mortjen Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *