Xhelil Gjoni ka replikuar me Arben Imamin, pasi ky i fundit e cilësoi një mbeturinë komuniste.
“Edhe pse ‘më paska lënë memoria’ sipas ndonjërit, Imam do të thotë njeri i drejtë, njeri i shenjtë, por kur përdoret nga dështakë me qëllime të mbrapshta, kthehet në Hamam.
Dhe unë nuk jam hamam ku lahen dhe pastrohen pisllëqe, edhe pse u thyhen dhëmbët”, shprehet Gjoni për “Panorama”.
Dy ditë më parë, Imami e akuzoi ish drejtuesin e lartë të PPSH-së në fillim të viteve ’90 se “e kishte lënë kujtesa” në lidhje me këshillimet që bëheshin gjatë ditëve të themelimit të Partisë Demokratike në Komitetin Qendror të PPSH-së me disa prej protagonistëve të saj.
Kjo, duke qenë se Xhelil Gjoni deklaroi se Imami dhe Gramoz Pashko kishin marrë udhëzime nga PPSH për krijimin e PD-së dhe i kishin zbatuar porositë një më një.
