Psikologët janë të ndarë përsa i përket opinioneve mbi ndjesinë e xhelozisë.
Teorikisht njihen 4 tipe apo lloje patologjish të tilla – raporton DITA.
1.Xhelozia depresive, tipike për femrat, të cilat në këtë rast nuk ndihen në lartësinë e partnerit.
2.Xhelozia paranonjake, tipike për burrat që shfaqet si një dyshim i vazhdueshëm, i pandërprerë ndaj partneres
3.Xhelozia fiksuese, e cila shfaqet si një dyshim në vazhdim, në më do apo nuk më do vërtet partneri(partnerja)
4.Xhelozia shqetësuese që pasqyrohet si një frikë e përhershme nga ndarja për shkak të një tjetri / tjetre
Kjo anomali krejt natyrore mund të kthehet në një katastrofë jo vetëm për dy vetë por shpesh për një vend apo popull të tërë.
Historia është e mbushur me shembuj të tillë. Edhe historia shqiptare ka një tragjedi të ardhur prej xhelozisë.
Bёhet fjalë për tragjedinё e ndodhur nё martesёn e motrёs sё Gjergj Kastriotit – Skёnderbeut, Heroit tonё Kombёtar.
Ismail Kadare e përshkruan kështu në veprën e tij “Mosmarrёveshja – raporti i shqiptarёve me vetveten”, fq.150 – raporton DITA:
“As lavdia, as vetёdija se nё ç’epokё ishin e ç’mision kishin nuk i penguan tё humbnin mendjen pёr njё zonjushё, Jerinёn, vajzёn e vetme tё Lekё Dushmanit, e jo vetёm kaq, po arritёn tё nxirrnin shpatat, mu nё mes tё gostisё, dy kryezotёt shqiptarё, Lekё Dukagjini dhe Lekё Zaharia, tё dy tё famshёm nё atё qё quhej plejada e kohёs.Ndonёse kumtimi i Nolit pёr 100 tё vrarё e 200 tё plagosur nga tё dyja anёt, ёshtё quajtur disi i tepruar, kronistёt e vjetёr janё tё njё mendjeje se pasojat e blojёs qё u bё nё atё dasmё desh e thyen besёlidhjen ushtarake shqiptare mё keq sesa sulmet e sulltanёve turq”.
b.m. / dita
