Tek disa njerëz, xhelozia bëhet një ndjenjë aq e pankontrolluar, sa ndjekja fshehtas e partnerit kthehet në diçka normale. Por nga vjen gjithë kjo dëshirë për ta pasur partnerin vetëm për vete dhe frika se dikush tjetër mund ta marrë?
Studiuesit kanë zbuluar se këto janë pasojat e xhelozisë delirante, e cila shkaktohet si pasojë e një çekuilibri mendor. Rrënjët neuronike të të ashtuquajturës “sindroma e Otellos” gjenden në pjesën ballore të kores së trurit, një zonë që është përgjegjëse për proceset e ndërlikuara njohëse dhe emocionale.
Studimi është kryer nga një grup studiuesish të departamentit të mjekësisë klinike në Universitetin e Pizës dhe është publikuar në revistën “CNS Spectrums”, e cila botohet nga Cambridge University Press.
