Xhelozia-si një gjarpër i neveritshëm! (Si një baladë)

redaktor

Eh-xhelozia njerëzore,
provuar është nga të tërë,
nuk shfaqet kurrë-por është mizore,
dhe fushë e saj është shumë e gjërë!

Është xhelozia bashkëshortore,
që vjen e para si torturë,
në gjithë vitet martesore,
e ka çdo grua dhe çdo burrë!

Është xhelozia midis grave,
për sharmin dhe për bukurinë,
kjo është hataja e hatave,
dhe gjer ku shkon ende s’e dimë?!

Është xhelozia mes artistave,
një xhelozi që nuk njeh cak,
që rri gjithmonë në ballë të listave,
dhe injorancën ka si shkak!

Nuk bëhet dot studim i saktë,
kë xhelozia kap të parët,
ata që kanë talent të paktë,
por kap për dreq dhe fillestarë!

Një fillestar është i rrezikshëm,
kur ende nuk ja dimë talentin,
dhe kur sheh yllin më të ndritshëm,
për dritën bën indiferentin!

Shpikur atë e kanë dështakët,
në gjithë profilet njerëzore,
dhe gati janë t’i ndezin flakë,
gjithë diturive botërore!

Është xhelozia pa dyshim,
një antivlerë në këtë Botë,
ajo ka veç një përfundim,
gjithçka rreth saja është e kotë!

Ka xhelozi në politikë,
më shumë se dhe në dashuri,
shpesh gjuha kthehet në një thikë,
që nuk kursen asnjë njeri!

Ka xhelozi midis poetëve,
që dot s’e mbartin as hamejtë,
të vegjlit gjer në fund të jetëve,
gjithnjë baltosin të mëdhenjtë!

Ajo përdor fjalë mynxyre,
edhe floririn e bën baltë,
sikur të matej shija e tyre,
helmi i nepërkës do qe mjaltë!

Unë mund të them prore e prore,
për xhelozinë mes njerëzisë,
që si urrejtje njerëzore,
nga vendi malet i lëviz!

Ajo kalon në rrugë të zeza,
dhe përsëri po aty kthen,
sa dhe gjeniut në varreza,
helmin dhe vrerin s’ia kursen!

Po unë s’e marr me të përpjekur,
mundimi do t’ia vlente vallë?!
Kur nuk kursen as një të vdekur,
mendo se ç’bën me të gjallë!

Nëse dikush ka hak diamantët,
si frut të veprës dhe gjenisë,
ka zgjuar vrik-tek injorantët,
gjarprin e madh të xhelozisë!

S’ka krahasim më të goditur,
që xhelozia është një gjarpër,
një gjarpër krejt i neveritur,
po kokën dot s’ia pret me drapër!

Në qafën sterrë të xhelozisë,
nuk ngjit gjerdani i diamantëve,
lufta e gjithë historisë,
mes liliputëve dhe gjigantëve!

Po asnjëherë madhështia,
s’ka ecur kurrë në shpat të pjerrët,
e në të kundërt xhelozia,
në llum të zi e në të errët!

Share This Article
10 Comments
  • Siç thote dhe poeti, xhelozia, apo zilia ne shqip, gjen strehe ne çdo njeri. Por kam vene re se sa me i vockel nga shpirti te jete Njeriu aq me te madhe e ka ndjenjen e zilise. Duhet te zoterosh nje kulture te gjere, te kesh nje pervoje te gjate dhe te pasur nga jeta, – qe ta mbytesh brenda vetes tende ndjenjen e zilise ndaj atyre qe kane pasur me shume fat ose sukses ne jete…

    • xhelozia ne shqip nuk quhet zili, se nuk jane e njejta gje.Xheloz ndihesh per dicka qe e ke dhe s’do qe ta kene/te ta marrin/te ta kopjojne te tjeret.Ose dicka qe nje tjeter e ka dhe do qe ta kesh ti, ka sens perjashtues.Zilia eshte tjeter, ziliqari pretendon me shume sesa e hedh hapin, me dashamiresi mendoj se Duka kur thote se te talentuarin e baltosin te patalentuarit per ziline e ka fjalen, se xheloze jane edhe gjenite Dhe jane xheloze te pandreqshem.Xheloz pse arrite ti i pari kur edhe une isha per pak.”Nga veset me te keqija te intelektualeve jane xhelozia dhe fodulleku -thote Bertrand Russell, ne efektin e ketyre sentimenteve ne intelektualet kemi bere krime te pashembullta”.Ka xheloze 22 grade dhe xheloze 18 grade, si rakia.Une e ndjej veten tek 18, kujdes tek 22-shat se atyre edhe shendet tu thuash plac te thone.

  • Ne kuptimin qe e perdor poeti ketu xhelozine, xheloze nuk jane vetem fillestaret per te medhenjte, por edhe te medhenjte per fillestaret e talentuar.

  • Ke shkruar per xhelozine
    edhe i ke thene ca gjera
    po nuk ke shkruar per ne
    ndaj nuk i ke thene te tera!!

    Them per ne ’komentatoret’
    qe komentojme ne forum
    ca ketu jane shume xheloze
    saqe plasin e bejne bum !!

    Une per vete e them hapur
    hapur dhe me pasterti
    nuk jam xheloz per asgje
    nuk jam per asnje njeri!

    Edhe ne forum kur shkruaj
    disa me komplimentojne
    po ka edhe ca te tjere
    qe fjalet dot s’mi durojne!

    Nga keta kam ngrene ca te shara
    po se kam prishur qederin
    nje zemer pa xhelozi
    e mban helmin dhe sheqerin!

    Helmin e kam per te sharat
    sheqerin per komplimentet
    secili tregon cfare eshte
    secili tregon talentet!!

    Kur ti shkruan disa vargje
    qe disave s’u pelqejne
    per te share mbare e prape
    nuk di llafet nga i gjejne!
    Ty te shajne vetem xhelozet
    ata qe skane dy ment pare
    domosdo nga xhelozia
    ia kepusin dhe kot fare!

    Ata qe jane shume xheloze
    shajne komentuesit e tjere
    thone dhe llafe qe s’kuptohen
    leshojne brockulla ne ere!!..

    Jovetem fjale qe skuptohen
    por dhe fjale shume banale
    kete e bejne vetem xhelozet
    dhe gjithe njerezit goje hale!

    Nese ende nuk ka ndodhur
    do ndodhe te kjo poezi
    do tregojne shume komentues
    se jane plote me xhelozi!!

    Do me vardisen dhe mua
    per keto fjale qe po shkruaj
    po une nuk u mbaj meri
    xhelozi ne zemer s’ruaj!

    Ose ndoshta do frenohen
    do e lene per nje here tjeter
    por xhelozia e zemres
    do e nxjere koken patjeter!!

    Faleminderit Poet
    qe shkrove per xhelozine
    se ne shume fusha te jetes
    po e shkaterron njerine!!

  • Ke shkruar per xhelozine
    edhe i ke thene ca gjera
    po nuk ke shkruar per ne
    ndaj nuk i ke thene te tera!!

    Them per ne ’komentatoret’
    qe komentojme ne forum
    ca ketu jane shume xheloze
    saqe plasin e bejne bum !!

    Une per vete e them hapur
    hapur dhe me pasterti
    nuk jam xheloz per asgje
    nuk jam per asnje njeri!

    Edhe ne forum kur shkruaj
    disa me komplimentojne
    po ka edhe ca te tjere
    qe fjalet dot s’mi durojne!

    Nga keta kam ngrene ca te shara
    po se kam prishur qederin
    nje zemer pa xhelozi
    e mban helmin dhe sheqerin!

    Helmin e kam per te sharat
    sheqerin per komplimentet
    secili tregon cfare eshte
    secili tregon talentet!!

    Kur ti shkruan disa vargje
    qe disave s’u pelqejne
    per te share mbare e prape
    nuk di llafet nga i gjejne!
    Ty te shajne vetem xhelozet
    ata qe skane dy ment pare
    domosdo nga xhelozia
    ia kepusin dhe kot fare!

    Ata qe jane shume xheloze
    shajne komentuesit e tjere
    thone dhe llafe qe s’kuptohen
    leshojne brockulla ne ere!!..

    Jovetem fjale qe skuptohen
    por dhe fjale shume banale
    kete e bejne vetem xhelozet
    dhe gjithe njerezit goje hale!

    Nese ende nuk ka ndodhur
    do ndodhe te kjo poezi
    do tregojne shume komentues
    se jane plote me xhelozi!!

    Do me vardisen dhe mua
    per keto fjale qe po shkruaj
    po une nuk u mbaj meri
    xhelozi ne zemer s’ruaj!

    Ose ndoshta do frenohen
    do e lene per nje here tjeter
    por xhelozia e zemres
    do e nxjere koken patjeter!!

    Faleminderit Poet
    qe shkrove per xhelozine
    se ne shume fusha te jetes
    po e shkaterron njerine!!

    • Eh mor ti a thua se nuk mjaftojne brockullat e ketij bejtexhiut, po s’rri rehat as ti. Si tha ai i moçmi, mire gomari qe ngordhi po s’na lene as mizat….

  • Zanafilla e Iliades rrefehet keshtu: po behej nje feste ne Olimp, sic behen keto ballot ne Pallatin e Brigadave ku ftohen ball-istat, dhe Sherri kishte mbetur perjashta.Duke e ditur qe perendeshat rivalizonin se kush te ish me e bukura Sherri hodhi brenda mollen e Sherrit me dedikimin”me te bukures”.Duke qene se grate – perendesha filluan te shkulin floket per te poseduar mollen sic behet ndonjehere ne parlament kur mendjet ikin per lesh, Zeusi i shkrete caktoi tre me te bukurat dhe i dergoi me Hermesin ne malin Ida, aty pak me poshte Tomorrit qe me te bukuren ta zgjidhte bariu i deleve, qe ne fakt ishte djali i flakur i Priamit.Ja pra qe xhelozia i vuri zjarrin Trojes, se Afer-Dita i premtoi Par-Idit(malokut te pare)ti jepte E-lenen(ajo e lena nga burri).Ku eshte Love morte aman, do c’mendet nga xhelozia kur te lexoje kete ca-prashitjen time, apo po mban ramadan per ditlindjen e Komandantit?

    • ahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhahahhahah
      pershendetje Gjermani i keq
      opo ca behet keshtu njeher ,sa iki une kryengritje ben bejtexhiu
      une jam ajo e punes sot beje pasneser se ke dy dite te lira ,vjen e premtja dhe
      nuk me duket me koka nga dosjet 😛
      cfare po me lexojne syte thuaj ….ma kane shpallur dhe DITEN reaksionare
      ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaahhahahahahahaahahha
      ne shyqyr qe kemi ditelindjen e komandarit ,qe tu tregojme brezave
      morracaket e kuq ,keta nxehen te gjithe 😛
      cfare gazi ,cfare gazi

      mua gjeloze me ben vetem “As poet ,as analist ”
      mbaroj per ate 😛 , shume here vetem per mua shkruan ahahhahahahaha
      di iki te poezia tjeter …do lexohemi mendoj shume here 😛

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *